FITORJA

Mustafa takon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, thotë se LDK mbetet kundër korrigjimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot për vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Vizitën e tyre e ka bërë të ditur vet Mustafa ndërsa ka theksuar se pjesë e këtij takimi ishte edhe Lutfi Haziri.

Sipas Mustafës, pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, rrezikon që të vihet në tryezë shtetësia e Kosovës.

Postimi i plotë:

GRANDEMALL

Kisha nderin që sot, së bashku me z. Lutfi Haziri, ti pres në shtëpinë time në vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi, znj. Ardita Sinani dhe deputetin Fatmir Hasani. U interesuan për gjendje e rehabilitimit tim shëndetësor si dhe për proceset aktuale sidomos për pikëpamjet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës më njoftuan për përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve atje, për shpopullimin dhe shpërnguljen e madhe të tyre dhe interesin për ardhmërinë e kësaj Lugine në perspektivën e marrëveshjes përfundimtare Kosovë Serbi.

Duke shfaqë brengën time dhe të LDK-së për gjendjen aktuale por edhe interesimin e përhershëm të LDK-së për shqiptarët në Luginën e Preshevës, i njoftova se LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, në situatën kur Serbia nuk i njeh kufijtë aktual të Kosovës dhe hapja e çështjeve të integritetit territorial, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë por rrezikojnë që të vejmë në tryezë shtetësinë e Kosovës.

Se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur, të diskutuar ndërmjet veti, të matur mirë, gjithëpërfshirës si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues. Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.