KKVITI

Kurti: Kemi investuar në armatim, dronë “Bayraktar”, anti-tank dhe së shpejti do t’i kemi edhe helikopterët “Black Hawk”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se mbështetja e qeverisë do të jetë e padiskutueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës duke thënë se së shpejti Kosova do të ketë edhe helikopterët “Black Hawk”.

Kurti tha se gjatë mandatit katër vjeçar kanë dyfishuar numrin e ushtarëve të rinj si dhe kanë investuar në armatim luftarak.

“Mbështetja jonë do të jetë vazhdimësi e mbështetjes katër vjeçare që kemi bërë deri tani. Përgjatë këtij mandati kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi rekrutuar 2315 ushtarë të rinj të cilëve do të ju shtohen edhe 390 ushtarë të tjerë në muajt e ardhshëm, në total 2705 ushtarë. Kemi investuar në armatim në vlerë prej 319 milionë duke blerë dronët luftarak Bajraktar, sistemin raketor anti-tank, dhe së shpejti do t’i kemi edhe helikopterët ‘Black Hawk’ (Skifterët e zi) në inventarin e ushtrisë. Kemi vendosur themelin e industrisë së mbrojtjes me fabrikën për prodhimin e municionit Made in Kosova,e të gjitha këto sipas standardeve të vendeve të NATO-s”, tha ai.

Kurti gjithashtu u shpreh se rekrutët e rinj gjatë nëntë javëve të stërvitjes kanë treguar përkushtim.

Mobi Casa

Ai po ashtu tha se diplomimi i rekrutëve është shumë i veçantë për faktin se ndodh pikërisht në muajin e lavdisë kombëtare.

“Muajin mars nis me Epopenë e UÇK-së dhe përmbyllet me ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë. Më 5,6 dhe 7 mars qëndresa fisnike e familjes Jashari dhe lufta çlirimtare e udhëhequr nga kryekomandanti Adem Jashari shënon kthesë historike për popullin tonë në rrugën drejt lirisë. U dëshmua se kulla është më e fortë se atdheu, dashuria për atdheun është më e fortë se gjenocidi i Serbisë…nënshtrimi dhe dorëzimi nuk ishte opsion, prandaj fitorja ishte rezultati. Kjo fitore kulmoi me 24 mars 1999 falë aleatëve tanë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se diplomimi i rekrutëve sot vjen si kapitull i ri pas lavdisë së UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s.

“Vjen si vazhdim i amanetit për mbrojtje e atdheut dhe kontributit për paqe”, u shpreh Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.