ARKATANA

Mustafa po ia realizon ëndrrën presidenciale liderit të Burojës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kapja e shtetit u thellua me koalicionin PDK-LDK. Kryeministri bën çmos të zbatohet marrëveshja që ia zgjat jetën pushtetit korruptiv.

“Kosova është vend ku s’duhet me ditë gjë, por vetëm më ta dashtë, kjo është argumentuar kaherë në një vend që jeton midis demokracisë dhe anarkisë, midis dajëve e kunatave, apo në mes kushërinjve të parë dhe të fundit. Kështu mund të përkufizohet ëndrra e njeriut nga fshati Burojë, një fshat i vogël e i varfër me vite të tëra, që prodhoi një lider politik, i cili gjenezën e vet e ka nga lufta, jo nga dija apo për numrin e madh të librave të lexuar”, tha Blerim Burjani

FIDANISHTJA

Këmbëngulja e kryeministrit Isa Mustafa, se pavarësisht disa zërave kundër në LDK për zgjedhjen e Hashim Thaçit president në vitin që vjen, partneri i tij do të shkojë në Presidencë pas përfundimit të mandatit të presidentes Jahjaga, nga analistët politikë konsiderohet si vardisje dhe mashtrim i opinionit publik, me qëllim të mbetjes sa më të gjatë në pushtet, me qëllim të vazhdimit të bashkëqeverisjes së korruptuar dhe të kriminalizuar me vazhdimësinë e qeverisjes së keqe ‘Thaçi 2’. Sipas analistëve, liderët i kanë harruar interesat e popullit dhe po bëjnë gara kush po mashtron më së shumti. “Në skenën politike të Kosovës aktualisht po bëjnë gara se kush kë do të mashtrojë më së keqi… Në këtë garë nuk ka rregulla. Por, mashtrimet si duket nuk përjetohen si mashtrime, por si vlera, meqë kjo po ua ngjallë shpresën”, u shpreh Behlul Beqaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.