Fundamenti

Mustafa paralajmëron masa ligjore ndaj keqpërdoruesve të ekskursionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa i kontaktuar nga rajonipress tha se do të merren masa adekuate ligjore ndaj të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur procesin e ekskursionit të nxënësve të shkollave të mesme.

Opozita në seancën e së premtes ka kërkuar informacione shtesë dhe hetime për procesin e ekskursionit. Arben Mehmeti nga LDK-ja tha se i tërë incizimi dhe filmimi ku shihen duke e akuzuar njëri tjetrin kryetari i Komunës dhe drejtori i gjimnazit janë prova të mjaftueshme që Prokuroria të nisë hetim zyrtarë për këtë çështje tha Mehmeti.

Por , Mustafa tha se toleranca ndaj atyre që janë të zhytur në këtë proces do të jetë vërtet zero dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush mbi autoritetin e përcaktuar me ligj. “Gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për të mirën e vet nxënësve sepse kemi dashur të jemi transparent dhe mos të jenë viktimë fëmijët. Ky proces nuk është mirë të shfrytëzohet për qëllime politike sepse të gjitha janë sqaruar dhe nëse është nevoja edhe do të sqarohen për publikun” tha Mustafa.

Fundamenti

“Do të merren masa adekuate ligjore ndaj të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur procesin e ekskursionit të nxënësve të shkollave të mesme “ tha Mustafa. Ndërkaq duke komentuar kërkesën e Arben Mehmetit që të hetohet rasti i gjimnazit dhe fyerjet në relacionin e kryetarit dhe drejtorit Mustafa tha se aty nuk ka çka të hetohet. “Nuk ka çka të hetohet sepse gjithçka dihet. Bëhet fjalë për ndikimin e grupeve të interesit në prapaskenë” tha Mustafa.

Kurse sa i përket kërkesës së opozitës që të anulohen ekskursionet, Mustafa tha se ato nuk bënë të anulohen, por ato do të rregullohen me një rregullore për mbarëvajtjen e tyre. /rajonipress/