Fundamenti

Mustafa, opozitari “koordinues”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, po e luan kohëve të fundit detyrën e koordinatorit të veprimeve ndërpartiake për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në cilësinë e liderit opozitar që nga partia është nominuar për kryeministër të ardhshëm të vendit, ai po punon që zgjedhjet të mbahen në pjesën e parë të këtij viti.

Në fakt, për këtë ai është marr vesh me liderin e partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçin, në takimin që e kishin më 14 shkurt, ku janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor.

United Hospital

Por, i sprovuar nga dështimi i një marrëveshje të mëhershme që kishte me Thaçin për zgjedhjet presidenciale, Mustafa krahas ujdisë së arritur me kreun e PDK-së po sigurohet mirë që zgjedhjet të mbahen në qershor. Për këtë qëllim, ai po kërkon mbështetjen edhe të partive tjera opozitare. Pas takimit me Thaçin, kryeopozitari Mustafa i ka takuar edhe krerët e AAK-së dhe të AKR-së, ndërsa ditëve në vijim pritet të takojë edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Zyrtarja e lartë e LDK-së, deputetja Vjosa Osmani, ka thënë se gjendja e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe nevoja për zgjedhje sa më të shpejta për të krijuar institucione të reja e ka shtyrë partinë më të madhe opozitare që të luajë rolin e vet për arritjen e konsensusit politik, një rol të cilin, sipas saj do duhej ta merrte edhe presidentja e vendit. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.