Mustafa: Ne jemi partia e parë … me sondazhe
Pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur disa herë se sipas sondazheve që ai ka parë është lideri më i votuar dhe partia e dytë është e para, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka një porosi për të.
“Ne nuk duam t’ia prishim dëshirën askujt, nuk di si ka dalur Haradinaj më i votuari, por ne nuk po dalim partia e dytë, por e para”, ka thënë Mustafa në Klan- Kosova.
Zyrtarët e AAK-së duke i komentuar këto sondazhe pa i cekur se kush i ka bërë, janë treguar shumë optimistë. Sipas tyre, partia e tyre, ka mundësi që të dalë e para më e votuara./Indeksonline/


