FITORJA

Mustafa në 29 vjetorin e LDK-së: Arnimi me PSD-në s’mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit

/ 3 minuta lexim
HW

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime janë shprehej që Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës.

Mustafa në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, tha se arnimi me një parti që nuk peshon sot më shumë dhe as 3 % të besimit qytetarë nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën , as si përfaqësim i opozitës por vetëm si lajthitje dhe vetmashtrim ehde i këtyre këtu edhe atje.

Mustafa shtoi se kjo ditë shënon aktin më të rëndësishëm në skenën politike, duke shtuar se kjo parti vazhdon të qëndrojë e para, edhe pas kaq viteve.

Ai tha se LDK po vazhdon të qëndrojë e para, qoftë në parlament, po ashtu edhe me udhëheqjen e komunave.

“Ne jemi të vendosur të luftojmë dhe kundërshtojmë ata që zhvatin pasurinë e Kosovës, kemi dije që të ofrojmë zhvillim ekonomik, punësim të rinjve dhe grave. Dita e themelimit të LDK-së është kthesë e madhe në historinë tonë”, theksoi Mustafa, raporton KP.

Mustafa ka përmendur të gjithë të ata që nuk janë më, e që ishin bashkëpunëtorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar kështu nga institucionet që të zbardhin vrasjen e tyre, siç është Xhemail Mustafa, Ferid Agani, e shumë të tjerë.

Hidromorava

Nuk la pa përmendur gjendjen politike.

Sipas Mustafës, kjo Qeveri la vendin pa viza, duke shtuar se kjo qeveri është e panevojshme për qytetarët e vendit.

Sipas tij, tema e korrigjimit të kufijve, nuk do të përkrahet asnjëherë nga LDK-ja.

“Një parti pa lidership, nuk del parti e parë. LDK është parti e parë. Partia që është e para nuk bëhet bisht i askujt, nuk bëhemi pjesë e tyre që t’ua bëjmë numrat”, tha ai.

Po ashtu, në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, Mustafa ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu duhet të zhvillohet shtet me shtet, marrëveshje përfundimtare duhet të arrihet pa e cenuar në asnjë formë sovranitetin e Kosovës, në bazë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Marrëveshjet duhet t’ia mundësojnë Kosovës, anëtarësim e organizatave ndërkombëtare”, tha Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.