RCCOLA

Mustafa merr mbështetjen e madhe në Zhegër dhe në Dunav

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat për mandatin e tretë, ka marrë mbështetjen absolute të grave të disa lagjeve të Zhegrës dhe të dhjetëra kryefamiljarëve në Dunav.

“Kemi punuar shumë, por ende kemi shumë për të bërë, na jepni besimin edhe në mandatin e tretë dhe ju garantojmë se kërkesat që janë sot nuk do të ekzistojnë në fushatën e ardhshme për garën elektorale pas katër vjetësh” ka thënë Mustafa.

Kryetari Mustafa është ftuar që ta vizitoj një grup prej mbi 50 grave të cilat mbështesin fuqishëm PDK-në e të cilat ishin nga disa lagje të Zhegrës, të cilat ishin të mobilizuara që fitorja e PDK-së të jetë shumë e thellë.

Me këtë rast kryetari Mustafa në fjalën e tij falënderuese ka thënë se ka shumë takime sikur kjo e juaja që s’po kemi mundësi të marrim pjesë sepse koha është e shkurtë ndërsa organizimet janë shumë të mëdha. Gjithku ku më jepet pak mundësia unë do të jem një kohë të shkurtër sepse mbështetja për mua si kandidat dhe për PDK-në vërtet është shumë e madhe, më e madhe se asnjëherë më parë.

Ai ka thënë se gruaja është shtylla e familjes tek ne shqiptarët që ne kemi një respekt të veçantë për gjithë angazhimin që ka femra shqiptare. Ndërsa sa i përket mbështetjes Mustafa ka falënderuar për angazhimin e të gjithëve duke i falënderuar për besimin që kanë treguar në mbështetje të tij, ndërsa ka kërkuar që votat për këshilltarë komunal të mos i shpërndajnë, por ti japin për kandidatët e tyre Enver Hajrullahun dhe Zijavere Sherifi.

Ai ka hequr dilemat e qytetarëve për kryetarin e ardhshëm. Mustafa tha se dilema nuk ka, PDK është e para dhe kështu do të jetë edhe për këtë mandat katër vjeçar. Por për këtë kohë të shkurtër që ka mbetur ai ka kërkuar që të lëkundet çdo guri e të trokitet në çdo derë, në mënyrë që votat e PDK-së të jenë të shumta. Sa më shumë vota ju aq më të fuqishëm dhe më të zëshëm do të jemi ne për kërkesat tuaja.

Dhjetëra kryefamiljar të fshatit Dunav mbështesin kryetarin Mustafa

Qemajl Mustafa, ka marrë mbështetje të madhe të banorëve në fshatin Dunav për garën e tre nëntorit. Banorët nga atje kanë thënë se mbështetja për PDK-në dhe kryetarin Mustafa është absolute, por ne do të angazhohemi gjithandej që edhe të afërmit, shokët dhe farefisin ta kthejmë në rrugën e fitores së PDK-së më tre nëntor.

Uji Dea

Me këtë rast kryetari Mustafa në karadake ka thënë se besimi juaj është amanet për ne. Kemi marrë besimin në vitin 2007 dhe 2009 për të qeverisur me Komunën e Gjilanit dhe e kemi bërë bashkërisht mirë, sepse e kemi ndryshuar për së miri Gjilanin. Po e kërkojmë besimin tuaj tani që Gjilanin ta bëjmë vërtet ashtu siç e kemi në programin tonë qeverisës, një Gjilan Evropian krejt tjetër nga ai që ishte deri më tani.

Po ndjehem shumë mirë që një numër i konsiderueshëm nga partitë tjera politike qenkan bashkangjitur me ne për të na mbështetur dhe përkrahur për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare. Qytetarët e Komunës së Gjilanit, po na duan edhe më masovisht se deri më tani. Gjendja gjithandej, tregon për këtë disponim pozitiv, dhe në favor të fitores edhe më të thellë më tre nëntor.

Qeverisja e Gjilanit e udhëhequr nga unë që në fillim të mandatit në vitin 2008 kushtin e parë e bëmë bashkëpunimin e hapur me qytetarin tonë, hapjen e dyerve të Komunës së Gjilanit dhe bashkëpunimin me qytetarët për të mirën e përgjithshme. Efikasiteti në punë shihet që nga sportelet e Komunës e deri te investimet e ndryshme gjithandej hapësirës së Gjilanit.

Ndërsa një lajmë të mirë pas atij të cilin e keni marrë këtë vit për themelimin e Komunës së Zhegrës, është ai se janë të kontraktuara qysh herët disa rrugica nëpër Zhegër dhe lagjet tjera përreth, ndriçimi publik, trotuare, trafostacione, ura, etj., dhe para të gatshme për t’u investuar në Zhegër janë 500 mijë euro, por asnjëherë nuk do të ndalemi së bashkëpunuari, edhe pas statusit që ju keni marrë si Komunë.

Ndjehemi shumë mirë që kemi një përkrahje të dinjitetshme gjithandej. Shumica e Komunave të Kosovës do të qeverisen nga Partia Demokratike e Kosovës, sikur që kësaj radhe edhe më bindshëm do të fitoj PDK në Gjilan.

Kemi punë të shumta që na presin, por e kemi nda mendjen që kërkesat tuaja brenda këtij mandati të realizohen, dhe kjo garanci tashmë është dëshmuar nga vitet paraprake.

Ndërsa të pranishmit kanë thënë se ky angazhim i yni i nderuar kryetar bëhet vetëm për atë që ju keni qeverisur në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, andaj angazhimi ynë do të jetë përherë e më i madh për këto ditë të mbetura në mënyrë që fitorja juaj të jetë sa më e thellë.

Ndryshe, kryetari Mustafa ka aq shumë kërkesa të qytetarëve për ta pritur nëpër tubime saqë është shumë e vështirë të arrihen të gjitha edhe po të ndaheshim në tri apo katër grupe. Ai më pas ka qëndruar në dy takime odash në lagjen numër II , në një odë në lagjen Zabeli i Sahit Agës dhe disa vizita në terren si në disa lagje të Bresalcit e kështu me radhë thuhet në njoftimet e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/