Uji Dea

Mustafa: Luta po më ngreh për gjuhe, por unë flej dath se jam i pastër

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Deklaratat e Lutfi Hazirit se do të hetohen të gjitha vendimet e kundërligjshme dhe ato që kanë implikime buxhetore nuk po e shqetësojnë aspak ish kreun e komunës Qemajl Mustafa. Mustafa thotë se asnjëherë s`ka abuzuar me pasurinë dhe pronën publike. Unë “flej dath” sa i përket ligjshmërisë dhe përdorimit të parasë publike. Jam krenar me punën e madhe dhe të mirë që e kam bërë me stafin tim dhe me të gjithë shërbyesit civil e profesional në komunë për këto gjashtë vite tha Mustafa.

Kreu i komunës Lutfi Haziri menjëherë pas marrjes së mandatit të tij ka deklaruar se pasi të identifikohen të gjitha defektet e ish qeverisjes dhe pasi të shikohet ligjshmëria e vendimeve apo dyshimet e ngritura ndaj tyre ose edhe implikimet e ndryshme buxhetore, nuk do të ngurrojë që të kërkojë hetuesit që të merren me lëndët e dyshuara.

Por këto deklarata të Hazirit nuk po e shqetësojnë aspak Qemajl Mustafën i cili është i bindur në punën e tij që e ka bërë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi. Madje, Mustafa thotë se edhe shërbyesit civil dhe stafi i tij kanë punuar drejtë, raporton rajonipress.

Duke folur reth këtyre dyshimeve të ngritura nga Haziri Mustafa tha për rajonipress se e kam thënë disa herë gjatë atyre gjashtë viteve të qeverisjes time se isha dhe jam plotësisht koshient se përgjegjësia publike është përherë objekt i auditimeve, monitorimeve, kontrollave dhe e hetimeve.

“Kush mendon ndryshe atëherë ai ka pak njohuri për ligjin dhe demokracinë. Asnjëherë nuk kam patur dhe nuk kam probleme me ndërgjegjen time sa i përket respektit për ligjin dhe procedurën si dhe sa i përket vullnetit politik, qytetarë e njerëzor për ta bërë më të mirën për pronën publike dhe për institucionin e komunës. Gjatë gjithë këtyre viteve e siguroj publikun që asnjëherë nuk është projektuar ndonjë abuzim me pasurinë dhe paranë e tij sepse qellim parësor imi ka qenë që pikërisht publiku ta ketë besimin e fortë te komuna dhe te kryetari i saj e kjo nuk arrihet asnjëherë me lajka, me improvizime dhe me abuzim , por vetëm me punë të mirë përditë, me punë të hapur, me bashkëpunim e bashkëveprim me qytetarin dhe duke i trajtuar njerëzit dhe familjet barabarësisht dhe bazuar në rregulla, kritere, në ligje” thotë Mustafa.

Mustafa tha se si kryetar mbetem i hapur dhe plotësisht bashkëpunues e i përgjegjshëm për të gjitha veprimet e mia gjatë gjithë këtyre gjashtë viteve të qeverisjes. “Unë “flejë dath” sa i përket ligjshmërisë dhe përdorimit të parasë publike. Jam krenar me punën madhe dhe të mirë që e kam bërë me stafin tim dhe me të gjithë shërbyesit civil e profesional në komunë për këto gjashtë vite”.

E kam bërë punën me vullnet të lartë politik, por para se gjithash me vullnet të lartë qytetar e njerëzor sepse e kam ditur përherë që oborrin tonë nuk na e rregullon askush nëse këtë nuk e bëjmë ne për çdo ditë dhe më së miri që është e mundur në rrethanat aktuale.

Uji Dea

E kam theksuar disa herë para zgjedhjeve të fundit që kryetari i ardhshëm kushdo që të jetë ai, nëse e ka vetëm vullnetin tim për ta vazhduar përparimin e komunës, puna do të shkojë mirë edhe nëse nuk e ka dijen dhe energjinë time sepse këto mund të kompensohen me mbështetje prej anash dhe nga jashtë.

Mustafa duke folur rreth kompetencave të kryetarit në shkuarje dhe atij që është zgjedhur në zgjedhjet e fundit tha se me kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet sistemore të Kosovës, kryetari i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve nuk është efektiv pra, nuk mund ta ushtrojë detyrën e kryetarit përderisa nuk betohet para kuvendit të komunës (siç edhe ndodhi te ne me datën 24 Dhjetor 2013 kur u mbajt seanca inauguruese e KK, por jo pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ).

“Pra, derisa kryetari i ri të mos betohet, detyrën e kryetarit të komunës me kompetencë të plotë e kryen kryetari paraprak (përveç kufizimeve që janë të specifikuara në ligjin e vetëqeverisjes lokale, në ligjin zgjedhor ose në ndonjë akt nënligjor specifik për zgjedhjet e që kanë të bëjnë me kufizimet para dhe gjatë fushatës zgjedhore).

Mustafa thotë se gjatë fushatës zgjedhore nuk ka marrë vendime të rëndësisë së veçantë përveç atyre të domosdoshme për funksionimin e sistemit e që mund të jenë fare pak vendime që kryesisht kanë ardhur si rezultat i kërkesave nga ekzekutivi (drejtoritë e ndryshme e sidomos prokurimi – vendimet për komisione mbikëqyrëse, për pranime teknike të projekteve, për ndonjë komision tjetër etj).

“Numri i tyre është tepër i vogël që nga fillimi i fushatës dhe nëse dikujt i duket që ndonjë vendim çalon në ligjshmëri, para se të merret hetuesia me të vendimet dhe aktet tjera të kryetarit dhe të kuvendit të komunës i shqyrton departamenti ligjor në MAPL dhe nëse dyshohet me bazë në tejkalime atëherë janë instancat tjera administrative si KPMK dhe AKK në Prishtine e pastaj më vonë vjen në shprehje hetuesia dhe gjykata”.

Pra, thotë populli për një kategori njerëzish “mos e vet se të kallxon vet …” sa dinë e sa munden…

“Do të doja që vërtetë të mos merremi me kritikë substanciale të kësaj qeverisje në këto 100 ditët e para, por vetëm ta monitorojmë nga afër dhe grupi i këshilltarëve të PDK le ta bëjë punën e vet në KK. Reagimet e mia aty-këtu po më imponohen sepse me disa veprime e prononcime si kryetari Haziri, ashtu edhe rrethina e tij shpesh po më “tërheqin për gjuhe…”. Dhe krejt e bëj sinqerisht dhe me qëllimin fisnik që puna të na shkojë mirë si shoqëri”. /rajonipress/