Fundamenti

Mustafa: Kosova shteti i ri, por përkushtimin për atdheun e ka të vjetër

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se “Epopeja e UÇK-së” është festë e lirisë së Kosovës. Mustafa ka theksuar se Kosova është një shtet i ri, por përkushtimin për atdheun e ka të vjetër dhe kjo ditë flijimi është një shembull i asaj se si “e mira fiton ndaj të keqes”.

“Epopeja e UÇK-së është festë e lirisë së Kosovës, është kremta e vlerave të partitotizmit dhe sakrificës. Kosova është shtet i ri por përkushtimin për atdheun e ka të vjetër dhe sot shënojmë një ditë flijimi të ngritur në shembullin sesi fiton e mira ndaj të keqes”.

I pari i Qeverisë ka kujtuar “flijimin historik” të familjes Jashari, të cilin e quan si rast “unik në historinë e përbotshme”.

“5 marsi, dita e luftës epike drejtuar nga Adem Jashari është një rast shumë unik në historinë e përbotshme”, tha Mustafa, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, Mustafa ka thënë se Kosova e ka të ardhmen në duart e saja.

Uji Dea

“Kosova s’e harron të kaluarën e dhimbshme, por e gatshme të vazhdojë përpara”, ka përfunduar Mustafa.

Shefi i Qeverisë ka siguruar se shteti i Kosovës do t’i kalojë të gjitha sfidat që i vinë ballë.

“Kemi edhe shumë sfida si shtet të cilat do t’i kalojmë më përkrahjen e miqve ndërkombëtar me përkrahjen e miqve tanë. Ne e shohim të ardhmen në familjen e Bashkimit Evropian. Ne e shohim të ardhmen tanë miqësi të përhershme në Shtet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

Duke thënë se e gjithë Kosova mburret me Forcën e Sigurisë dhe siç ka siguruar ai, shumë shpejt kjo forcë do të shëndrrohet në ushtri.

“KNe mburremi me FSK-në në të cilët shohim ushtrinë tonë e cila po zhvillohet në ushtri. Sot e pohojmë fuqishëm se e ardhmja e Kosovës është e sigurte”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.