Uji Dea

Mustafa: Kjo qeveri është në rrezik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se kryeministri Thaçi është në rrezik të humbjes së pushtetit dhe se po merr po merr vendime për të papërgjegjshme. “Sjelljet e tanishme të kryeministrit dhe të qeverisë flasin se kjo qeveri tani është në rrezik, është e kërcënuar nga vetvetja, nga rrënimi dh merr vendime joracionale dhe të papërgjegjshme lidhur me të ardhmen”, tha Mustafa.

Ai shtoi se LDK-ja nuk ka qenë dhe nuk është kundër rritjes së pagave të shërbyesve civil dhe pagave të shërbyesve tjerë në Republikën e Kosovës.

UBT

Mustafa deklaroi se është kundër përdorimit të aseteve shtetërore për të bërë fushatë. “Mirëpo nuk e pranojmë që rritja e pagave të bëhet në formë fushate, në kohë të zgjedhjeve, pa i parë se cilat do të jenë pasojat e stabilitetit buxhetor në periudhën e ardhshme”, theksoi Mustafa.

Ndërsa sa i përket idesë së Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të LDD-së, Nexhat Daci, për të përsëritur formulën qeverisëse të vitit 2004, sipas së cilës Haradinaj do të zgjidhej kryeministër, Daci, kryetar Kuvendi, ndërsa LDK-së do t’i takonte posti i Presidentit të vendit, i pari i LDK-së tha se është kundër dhe se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ndërsa për postet tjera Mustafa tha se do të negociohen me partnerët tjerë të koalicionit.