ARKATANA

Mustafa kërkon të merren masa ndaj VV-së, kërcënuan familjen

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe një herë ka reaguar ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se Qeveria po ndërton demokracinë e cila ndërtohet me debat publik dhe me ballafaqim argumentesh dhe jo me shpifje dhe me denigrime familjare.

Ai ka shtuar se veprime të tilla janë të papranueshme, ato janë të paligjshme, janë kundër traditës dhe zakoneve shqiptare që kemi ndërtuar me shekuj.

“Dëshiroj të them se ne do të punojmë pa hezitim për ta liruar këtë vend nga kërcënimet, ngado që vijnë ato, do të punojmë që çdo kush të përgjigjet para ligjit për veprimet e tij, nëse ato veprime atakojnë shtetin, atakojnë pronën, individët dhe familjet e tyre, çdo njëri duhet të merr përgjegjësi për veprimet e tij. Prandaj nga këtu kërkoi nga të gjitha institucionet e vendit që të marrin masat në fushë veprimet e tyre dhe çdo njëri si individ dhe institucion të marrë përgjegjësinë për veprimet dhe mosveprimet sepse në pyetje është shtet ndërtimi i demokracisë dhe këtë ndërtim do të ua lëmë atyre që kanë besimin e qytetarëve dhe atyre që kanë marrë mandatin e qytetarëve”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Ai u ndal te marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke thënë se janë mjaftë të rëndësishme dhe integrojnë fuqishëm serbet në institucionet dhe jetën ekonomike e sociale të Kosovës, të cilat u mundësojnë institucioneve lokale dhe qendrore të ushtrojnë punën e tyre në përgjegjësi të papenguar në tërë territorin e vendit.

Mobi Casa

“Çdo zgjidhje e kemi bërë në bazë të kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Zgjidhjet janë në interesat ë vendit dhe në interesat të të gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

Mustafa shtoi se Qeveria është e vendosur të punojmë që të zgjidhim të gjitha nyjet të cilat vendin tonë e kanë lidhur këto 16 vite të pas luftës.

“Këto synime ne nuk mund t’i arrijmë duke e krahasuar njëri tjetrin vetëm si kundërshtar politik, aq më pak mund të arrijmë duke sulmuar pa rreshtur çdo veprim që bën Qeveria”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, ditë më parë aktivistë të Vetëvendosjes kanë tentuar të realizojnë një aksion para shtëpisë së Isa Mustafës. Ky i fundit tha se me atë rast është shqetësuar dhe penguar liria e familjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.