RCCOLA

Mustafa keqpërdor buxhetin, reklamon vetveten

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Janë dy ekrane gjigantë të vendosura në dy sheshet e saporregulluara të kryeqytetit. 24 orë pa u fikur asnjëherë, të dy këto ekrane shfaqin projektet e realizuara nga Komuna e Prishtinës për periudhën 2010-2013. Këto ekrane janë vendosur në sheshin “Ibrahim Rugova”, dhe “Zahir Pajaziti”.

Edhe pse më parë nuk është parë një model i tillë i promovimit të komunës, kjo nga kandidatët e tjerë që janë në garë për Prishtinën, shihet si fushatë parazgjedhore e kryetarit Isa Mustafa. Agim Çeku, kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë për Tribunën, se vendosja e këtyre ekraneve nuk është hiq më pak se fushatë e Isa Mustafës.

Mobi Casa

“Vendosja e këtyre ekraneve është krahas fushatës. Kjo është e gjitha çka kam për të thënë”, është shprehur Çeku përmes telefonit. Të njëjtin mendim e kanë edhe tre kandidatët e tjerë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, dhe Visar Arifaj nga Partia e Fortë… (Tribuna).