Eko Higjiena

Mustafa inkurajon të rinjtë – nxënës për suksese në aktivitete të lira

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka pritur ekipin fitues në futboll në nivel rajoni të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr.Asllan Elezi”, me ç’rast i ka inkurajuar ata në avancimin e vlerave shoqërore përmes sportit dhe aktiviteteve tjera edukative-arsimore.

Mustafa u ka thënë të rinjve shkollarë të SHMM “Asllan Elezi”, që morën vendin e parë në gara të futbollit, se ata krahas sukseseve në mësim është mirë që dallohen edhe në veprimtari tjera të dobishme shoqërore. Ai ka shtuar se krahas mësimit aktivitetet e lira në shkolla janë vlera shoqërore.

Ai ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e tyre shumë përkushtues me nxënës, sepse përpjekjet e tyre dhe të nxënësve, së bashku, bëjnë që të avancohet vlerat shoqërore.

Kryetari Mustafa tha se me buxhetin e kufizuar që ka Komuna do të mbështesim sportistët dhe të gjithë ata që krijojnë vlera dhe arrijnë suksese. Edhe deri më tani janë mbështetur aktivitetet në shkolla, aktivitetet dhe veprimtaritë e rinisë së qytetit dhe të Komunës, e kjo do të bëhet në vazhdimësi.

UBT

Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, Rahim Azemi, ka nënvizuar se shkolla, ai dhe mësimdhënësit janë të përkushtuar që t’` avancojnë rezultatet në mësimdhënie, edukim dhe aktivitete të lira, por që janë në kuadër të planprogramit shkollor. Azemi ka falënderuar kryetarin Mustafa për përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur edhe aktivitetet e rinisë shkollore dhe veprimtarive kulturor-sportive që zhvillojnë nxënësit.

Ramiz Ramadani, profesor i Kulturës Fizike, ka thënë se nxënësit janë treguar të suksesshëm në garat shkollore dhe në nivelin rajonal, ndërsa janë të përfshirë edhe në klubet sportive të qytetit. Ai është shprehur optimist se do jenë të suksesshëm edhe në garat republikane.

Ndërkaq, Ardian Limani, nxënës, vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe përkushtimin e profesorëve të kulturës fizike, të drejtorit dhe mësimdhënësve në edukimin dhe arsimin e tyre, dhe natyrisht arritjet edhe në aktivitete të lira, siç është rasti në futboll. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.