Distria Krasniqi e kalon pengesën e parë në Austri

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e kalon pa problem pengesën e parë në Grand Prix të Austrisë.
Krasniqi arriti fitore ndaj xhudistes amerikane, Jenna Schurr, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Krasniqi kalon në raundin tjetër, ku mund të ballafaqohet me xhudisten nga Serbia, Nikolina Nisaviq, por fillimisht kjo e fundit duhet të fitojë ndaj Lapuerta Comas.