Mustafa i vardiset Thaçit

/ 2 minuta lexim

Marrëveshja e fundit, e arritur në parim, në mes trë dy liderëve të subjekteve më të mëdha politike në vend, kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, nga analistët politikë shihet si një ripozicionim i ri i kreut të opozitës së parë politike në vend, Isa Mustafa së LDK-së, në një kukull të partisë në pushtet për herën e dytë, pas herës së parë, kur ishte nënshkruar marrëveshja Thaçi- Mustafa- Pacolli për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore, që nuk u realizuan as sot e kësaj dite.

Mustafa tash rishtas po ia zgjat mandatin kësaj qeverie, vetëm me shpresën se do të bëjë koalicion me të dhe të bëhet kryeministër, pavarësisht humbjes së imazhit të tij me qeverisjen e keqe në Prishtinë, ku e humbi edhe garën për një mandate të tretë për kryetar komune, shkruan Kosova Sot.

Mobi Casa

Analisti për çështje të fushëveprimit të partive politike dhe elektorale, Valmir Ismaili, nga KDI-ja, konsideron se pavarësisht marrëveshjes së arritur në mes të këtyre dy liderëve politikë për zgjedhje në pjesën e parë të këtij viti, janë shumë agjenda të rëndësishme të vendimmarrjes politike në Kuvend, të cilat e bëjnë të paqartë afatin e mbajtjes së zgjkedhjeve, kurse efekti i marrëveshjes mes liderëve mund të jetë vetëm për konsumimin e tyre të përkohshëm politik./Kosova Sot/