UBT

Mustafa i quan jo serioze akuzat e Kurteshit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa nuk i vlerëson serioze akuzat e Ismajl Kurteshit për faktin se sipas tij ato akuza vijnë nga njerëz dhe subjekti joserioz e pa vizion dhe se për ta nuk ja vlen të humbet as minuti.

Qemajl Mustafa ka shprehur mjaft dilema nëse do të duhej të merrej me akuzat e Ismajl Kurteshit i cili akuzoj këtë të fundit për punësime familjare pa konkurs.

Mustafa tha se nuk i vlerëson serioze akuzat e Ismajl Kurteshit për faktin se sipas tij ato akuza vijnë nga njerëz dhe subjekti joserioz e pa vizion dhe se për ta nuk ja vlen të humbet as minuti

Por, Mustafa tha se për hatër të medieve dhe publikut d të jap sqarimin rreth punësimit të bashkëshortes së tij për të cilën tha se kemi të bëjmë me një punësim të përkohshëm, i bërë mbi baza ligjore.

“Kontrata e përkohshme është ligjore, është e lejuar sikurse që janë zëvendësimet në arsim, sepse është dinamika shumë e madhe , shkohet në pushime të lehonisë , shkohet në pushime pa pagesë, pushime të shtatzënisë , mjekësore dhe merre me mend po të shpallim ne konkurs për të gjitha këto, pra është ligjore kjo që ka ndodh”, thotë Mustafa..

Mustafa ka përkujtuar kohën sa prijësi i kësaj Lëvizje ka qenë drejtor në arsim, janë bërë një tetë punësime të familjes Kurteshi. Shumica në arsim. Ai tha se derisa plotë familjarë të Ismajl Kurteshit janë punësuar, tani është viti i gjashtë i qeverisjes e ai ka të punësuar tani më bashkëshorten në DKA edhe atë më pak se një muaj në një zëvendësim të përkohshëm e në baza ligjore..

UBT

Mustafa, ka thënë se nuk është vetëm bashkëshortja e tij që ka zënë vend pune në këtë mënyrë, duke shtuar se ka punëtorë që bëjnë zëvendësime e me kontrata afatshkurtra dhe se bashkëshortja e tij nuk ka hyrë aty për komoditet, por për të kryer shërbime.

Ai ka mohuar se ajo nuk i plotëson kushtet, duke thënë se ka të kryer shkollën e lartë të BAT-it dhe se është në rikualifikim dhe tashti është punësuar si koordinatore për shkollimin parafillor.

“Është viti i gjashtë që unë qeveris me komunën dhe askush nuk u angazhua për punësimin e ndonjë anëtari tim të familjes”, tha Mustafa, duke shtuar se nuk ka dashur që të lejojë që familjarët nesër t’i mbeten rrugëve pa të ardhura.

Ai thotë se ky punësim është i përkohshëm dhe se nuk po i bënë përshtypje kjo akuzë e Vetëvendosjes kur e ka parasysh adresa prej nga ka ardhur kjo akuzë.

Ata janë të paradisponuar vetëm të akuzojnë të shohin zi , nuk janë absolutisht të shohin çfarëdo zhvillimi pozitiv në komunë, tha Mustafa. .

Sipas Mustafës, as subjekti i tij politik nuk ia ka marrë deri tashti askë në punë, bile ai shpesh nuk i kishte lënë anëtarët e familjes që të konkurrojnë. “Edhe familja ime ka të drejtë që të punojë”, ka thënë Mustafa./rajonipress/