Mustafa: Familja Jashari, pjesë e veçantë e historisë tonë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me kabinetin e Qeverisë kanë bënë homazhe në Prekaz, ku tha se po kujtojnë veprën e familjes Jashari dhe trimave tjerë, të cilët do të jenë pjesë e veçantë e historisë.
Mustafa pas homazheve tha se po i bëjnë nderime familjes Jashari dhe gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës.
“Po kujtohen veprimet ushtarake të serbëve që bënë ndaj popullit shqiptar dhe po kujtojnë edhe sakrificën dhe veprën e familjes Jashari dhe trimave të cilët do të jenë pjesë e veçantë e historisë, e cila do të përshkruaj viktimizimin dhe sakrificën e shqiptarëve”, tha Mustafa.
Ndryshe nga të tjerët që sot vizituan edhe familjen e Jasharëve, kryeministri Mustafa nuk shkoi në vizitë por ai vizitoi Muzeun./indeksonline/