UBT

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se përgjegjës për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk janë partitë opozitare, por lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Opozita s’po e bllokon, Kurti po e bllokon. Opozita po thotë që ky është ligji dhe duhet me i respektu procedurat e Kuvendit. Kjo kish dashtë me qenë kërkesë e secilit deputet”, u shpreh Ymeri në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se ndonëse procedurat ndonjëherë mund të jenë në kundërshtim me vullnetin politik, ato duhet të respektohen.

“Deputeti duhet me u kujdes që procedurat mos me u shkel. Por procedurat ndonjëherë janë në kundërshtim me vullnetin tënd. Shpeshherë ligjet na duken si pengesë në atë që dojmë me bë, por s’ki qare pa i respektu”, shtoi ai.