Uji Dea

Mustafa: Do ta mposhtim sërish LDK-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka thënë se në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, qytetarët e kësaj komune do t’ia japin besimin PDK-së edhe për mandatin e tretë qeverisës.

“Vitaliteti, qasja dhe urtësia e PDK-së në qeverisje ka dhënë rezultate të suksesshme, prandaj opinioni i qytetarëve të Komunës së Gjilanit në shumicë, është që edhe në zgjedhjet e këtij nëntori, t’ia japin besimin Partisë Demokratike të Kosovës edhe për mandatin e tretë”, ka thënë Mustafa për “Epokën e re”.

Duke e komentuar deklaratën e kandidatit të LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri, se janë të pakonkurrencë në këtë komunë, Mustafa ka thënë se Haziri e di mirë se LDK-ja është e përçarë në këtë qytet.

Uji Dea

“Lutfi Haziri e di shumë mirë çfarë pozicioni ka. Duke mos hyrë shumë në punët subjektit të tij, ai e di shumë mirë se subjektin e ka skajshmërisht të përçarë. E dinë që ka probleme të brendshme dhe organizmi, i cili vuan nga brenda dhe ka dhimbje nuk është i gatshëm që ta kryejë punën dhe nuk është i gatshëm që të luftojë. Prandaj jemi të pamposhtur në Gjilan sepse kemi punuar shumë dhe më 3 nëntor do ta rikonfirmojmë besimin e qytetarëve edhe për një mandat 4-vjeçar”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka theksuar se me qeverisjen e PDK-së ka nisur procesi i investimeve të mëdha në të gjitha fushat në këtë komunë.

“Në këto mandate qeverisëse, kemi punuar mirë duke e jetësuar programin e PDK-së, të cilit i kanë besuar qytetarët e komunës së Gjilanit. Ne ishim përcaktuar të punojmë ndryshe nga qeverisjet e mëparshme dhe qëllimin e ndryshimit të mendësisë në qeverisje e realizuam”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se PDK-ja në Gjilan ka qeverisur mirë.