Eko Higjiena

Musmurati: Krasniqi e Limaj bën mirë që u larguan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, largimin e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit nga PDK-ja e ka vlerësuar si veprim të qëlluar, sepse sipas tij, në mesin e qytetarëve ka qenë “njëfarë amullie se a do të jenë ata ende pjesë e PDK-së apo do të formojnë partinë e tyre politike”.

Musmurati, edhe pse nuk dëshiron që të flas për të ardhmen, ka theksuar se nuk beson që një numër i madh i njerëzve do ta mbështesin “Nismën për Kosovën”- formacionin e ri politik të formuar nga ish-nënkryetari dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së.

Hidromorava

“PDK-ja ka prurje të reja në parti gjatë gjithë kohës, dhe matematikat elektorale duhet të bëhen se kush në aspektin cilësor, se kush po shkon dhe kush po vjen. Ne, në zgjedhjet lokale të 2013, kemi pasur një dallim solid në vota me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku në nivel vendi kemi marrë më shumë vota sesa LDK-ja”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndryshe, të premten, dy ish-eksponentët e PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj e kanë zyrtarizuar formacionin e ri politik të quajtur “Nisma për Kosovën”, duke u ndarë kështu përfundimisht nga PDK-ja./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.