Uji Dea

Musmurati: Dega e PDK-së në Viti është shumë e fuqishme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Basri Musmurati ka demantuar zërat se është shuar dega e PDK-së në Viti. Kjo absolutisht nuk është e vërtetë, përkundrazi dega e PDK-së në Viti është shumë e fort dhe aktualisht kryetar i degës atje është Nexhmedin Arifi tha Musmurati.

Basri Musmurati sekretar i përgjithshëm i PDK-së për rajonipress tha se PDK e ka shumë të fuqishme degën e saj në Viti.”Nuk qëndrojnë zërat se është shuar dega atje, përkundrazi atje e kemi degën shumë të fuqishme. Tash i kemi zgjedhjet e reja dhe presim që të zgjidhen edhe organet e reja, por aktualisht kryetar i degës është Nexhmedin Arifi” tha Musmurati.

Mobi Casa

Musmurati tha se janë disa ish anëtar të kryesisë të cilët në zgjedhjet e fundit kanë lobuar për kandidatin e një subjekti tjetër politikë dhe realisht ata s`na duhen asgjë neve. “Është e pandershme që dikush të spekulojë se është shuar dega e PDK-së kur dihet se atje janë aktivistët tanë dhe është komplet struktura e organizuar dhe shumë aktive bile” tha Musmurati./rajonipress/