UBT

Musliu: Serbinë e pengojnë edhe shqiptarët e vdekur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pengimi i varrimit të mërgimtarit të ndjerë Hetem Bediu, nga policia serbe në pikën kufitare të Dobrosinit, është një akt antiqytetërues dhe primitiv thotë për rajonipress Jonuz Musliu.

Në një prononcim për rajonipress Jonuz Musliu tha se i ndjeri Hetem Bediu (foto), ka qenë banorë i Komunës së Bujanocit, si dhe ka qenë i pajisur me pasaportë të Serbisë, por ja që policia e Serbisë ka penguar familjarët e tij, ta varrosin prindin e tyre sipas amanetit dhe zakoneve shqiptare.

“Me këtë veprim qyqar të Beogradit, po shihet qartë se Serbia akoma nuk është liruar nga mentaliteti i mbrapshtë i regjimit diktatorial të Millosheviqit” tha Musliu.

Uji Dea

Musliu tha se ky veprim jonjerëzor e johuman i policisë kufitare serbe është një provokim edhe për Qeverinë e Kosovës dhe ekipet teknike që merren rreth menaxhimit të kufirit, i cili për shqiptarët e Luginës së Preshevës, jo vetëm që po bëhet me taksa për të gjallët, por edhe pengesa kalimi edhe për të vdekurit.

“Shprehim ngushëllime familjarëve Bediu nga Dobrosini, duke u solidarizuar me dhembjen e tyre dhe shqetësimin, që nuk arritën ta varrosin prindin e tyre në vendlindje, gjithashtu mbështesim të drejtat e ankesës në instancat më të larta ndërkombëtare lidhur me këtë rast provokues dhe diskriminues”, tha për rajonipress-it, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.