Mobi Casa

Musliu polemizon me Vulin: Pas deklaratave të mia qëndron Putini

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deklarata e fundit e liderit të LPD-së, Jonuz Musliut, se Presidenti rus Vladimir Putin inkurajon shkëputjen e Luginës nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës, ka ngjallur reagime të përgjegjësit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Aleksandar Vulin.

“Nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë”, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

Ndërkaq, Vulin ka thënë për Tanjug se me deklaratat e tilla Musliu “cenon integritetin e Republikës së Serbisë”.

Fundamenti

Musliu, në një deklaratë për Presheva Jonë thotë se falënderon presidentin rus Putin që thirret në kartën e OKB-së për të drejtat e popujve autoktonë për vetëvendosje, gjë të cilën e konfirmon edhe referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992 në Luginë të Preshevës, ku qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën

“Nuk di unë nëse pakica ruse në Krime është autokotone apo jo, veç mund ta di çka është konfirmuar edhe historikisht. se popullata shqiptare në Luginën e Preshevës është autoktone. Këtë e ka dëshmuar edhe historiani serb Rade Mihaljcic, në librat e historisë për nxënësit e shkollave në Serbi, ku thotë se shqiptaret në Serbi janë autoktonë e serbët ardhacakë”, ka thënë Musliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.