RCCOLA

Musliu: Nuk shkojmë në Prishtinë vetëm për të cakërruar gotat

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Preshevë -Sikur Jonuz Musliu edhe pjesa dërmuese e liderëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës tjerë që nuk marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ata megjithatë kanë uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë.” Jemi të zhgënjyer me kreun e shteti të Kosovës. Këto vitet e fundit kreu i shtetit të Kosovës jo vetëm se kishin harruar Kosovën Lindore, por edhe kanë injoruar, duka na vënë bllokada e sanksione ekonomike, të cilët ashtu kështu janë të sanksionuar ekonomikisht dhe kombëtarisht nga politika diskriminuese serbe”ka deklaruar kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, ish-drejtor politik i UÇPMB-së si dhe liderët tjerë nga Lugina duke u arsyetuar pse ata kanë refuzuar të marrin pjesë sot në Prishtinë ceremoninë përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Dje ishte dita e shtetit serb. Në Serbi kjo datë u shënua anekënd, kurse në Luginë dikush e festoi, dikush nuk e festoi edhe pse kjo atmosferë e këtij përvjetori u vërejt me flamuj të Serbisë dhe pasi dje nuk funksiononte administrata dhe asgjë sikur në Beograd, Nish ashtu edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Por një gjë është e sigurt se në ceremoninë zyrtare në Beograd nuk ka prezantuar asnjë liderë nga Lugina e Preshevës.

Mobi Casa

Por, me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga kabineti i qeverisë së Kosovës agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se në ketë manifestim janë ftuar gjithë liderët e Luginës së Preshevës¨. Në kremtimin zyrtar në Prishtinë me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe pse të ftuar nga Lugina e Preshevës do të marrin pjesë gjithë liderët pos Riza Halimit, Ragmi Mustafës dhe Galip Beqirit.

I pyetur se pse nuk gjendet sot në Prishtinë, njëri nga liderët e Luginës së Preshevë Jonuz Musliu kryetar i BDL-së, njëherit ish-drejtor politik i UÇPMB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” duke uruar qytetarët e Kosovës për ditën e pavarësisë së Kosovës ka deklaruar se ne kemi njëqind arsyera pse refuzojmë të shkojmë në Prishtinë.

“Nuk duam të cakërrojmë gotat me ata që kanë na kanë vënë bllokada ekonomike, tarifat, qarkullimin e lirë të mallrave etj…për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pavarësisht se unë vet personalisht dhe shumë të rinj i kanë kontribuar me uniformë të UÇK-së luftës për çlirimin e Kosovës. Pra këto janë arsyet pse nuk duam të jemi sot në Prishtinë sepse nuk duam të jemi servilë të askujt, sidomos me ata që kanë harruar Luginën e Preshevës dhe kurrë kreu i shtetit të Kovës nuk kanë vizuar Preshevën, ashtu siç vizitonin kreu i shtetit serb vëllezërit e vetë në Veri. Mos vizita e tyre në Preshevë nuk mund të justifikohen me asgjë, sepse të gjithë në qeveri nuk kanë luftuar apo nuk kanë pasur flet arrest, fundja ata po takohen e po përqafohen mes veti në Bruksel për çdo dy-tri javë. Edhe ne kemi luftuar, por jemi ende gjallë dhe veprojmë në Luginë. Me deklaratat kundërthënëse nuk i kontribuohet popullatës së Luginës së Preshevës, por me vepra konkrete.” ka deklaruar në fund për “Presheva jonë” kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, ish-drejtor politik UÇPMB-së.