United Hospital

Musliu: Në Medvegjë po vazhdon diskriminimi i shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lëvizja e Progresit Demokratik, me liderin e saj Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka ngritur shqetësimin dhe reagimin e menjëhershëm për largimin nga posti i ndihmëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Ismet Zeqiri.

Largimi nga funksioni i ndihmëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Ismet Zeqirit, për shkak vizitës së tij në Obiliq dhe Mitrovicë, në cilësinë e një zyrtari të lartë komunal, në shenjë ndërkomunal e ndërrajonal, paraqet një akt jocivilizues dhe kundër proceseve integruese evropiane.

Uji Dea

LPD, një akt të tillë të ngutshëm dhe të njëanshëm të autoriteteve të Komunës së Medvegjës, e vlerëson të dëmshëm dhe jo produktiv në ngritjen e marrëdhënieve fqinjësore mes komunave në Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

LPD, gjithashtu, largimin e Ismet Zeqirit, nga posti i ndihmëskryetarit të Komunës së Medvegjës, në kohën kur, ai, ishte në pushim dhe zëvendësimi me një zyrtar tjetër, tregon qartë arbitraritetin e një pushteti, që akoma nuk është liruar nga logjika e dikurshme e regjimit të Millosheviqit, thuhet mes tjerash në reagimin e kryetarit të LPD-së, Jonuz Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.