Fundamenti

Musliu: Kujdes nga shkrimet e motivuara nga Beogradi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja e Progresit Demokratik ka reaguar ndaj shkrimit të ish ushtarëve të publikuar nga portali i lajmeve Jugpress.

Sipas LPD-së këto shkrime janë të motivuara nga Beogradi.

“LPD, reagon ashpër ndaj paraqitjeve anonime të disa shkrimeve, kinse në emër të ish ushtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, të cilat, madje, publikohen edhe në portalet serbe si Jugpress” thuhet në reagimin e LPD-së të nënshkruar nga Jonuz Musliu.

Mobi Casa

Sipas LPD-së këto shkrime pa autorë shpifin, ofendojnë dhe degradojnë ndaj personaliteteve te jetës politike në Luginën e Preshevës, duke krijuar një imazh të keq, një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje brendashqiptare. Gjithashtu këto shkrime tendencioze dhe qëllimkëqija, të motivuara nga qarqe të ndryshme të Beogradit, kanë për mision krijimin e një ngërçi politik në skenën politike shqiptare”.

“Kërcënimet e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, për kinse destabilizim të rajonit të Kosovës Lindore dhe parandalimin e procesit të ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mosndryshimet në qeverisjen lokale të Bujanocit, të japin me kuptuar se këta anonimus janë nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët i pëlqejnë këto kalkulime për interesa të ngushta personale dhe pushtetare”, thotë Lëvizja e Progresit Demokratik.

Ky subjekt “kërkon nga portalet shqiptare të Luginës së Preshevës, të jenë të kujdesshme, ndaj këtyre anonimusve, e posaçërisht huazimi i shkrimeve nga portalet serbe”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.