Eko Higjiena

Musliu: Duam të drejta sikur serbët e veriut

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas marrëveshjes së arritur javë më parë në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, liderët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të njëjtat të drejta që do tu epen serbëve të veriut të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Maqedoni, ka bërë të ditur për gazetën Epoka e re, se Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të kërkojnë nga Brukseli të praktikohet reciprociteti në mes të serbëve të veriut të Kosovës dhe Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të shtunën në mesditë do të protestojnë ndaj diskriminimit sistematik që po ua bënë shteti serb. Kërkesat kryesore të kësaj proteste gjithëpopullore do të jenë: lirimi i shqiptarëve, i njohur si “Grupi i Gjilanit”, si dhe të drejtat që duhet t’i gëzojnë shqiptarët e Luginës ashtu sikurse serbët e veriut në Kosovë.

Ish-shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, ka thënë “Epokën e re” se nëse nuk merren parasysh këto kërkesa shqiptarët nuk do të qëndrojnë duarkryq. Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka thënë se në protestën e së shtunës do të kërkohet që Serbia të ofrojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës të njëjtat të drejta që shteti i Kosovës ka dhënë për serbët e veriut.

Ai, transmeton INA, ka bërë me dije se Tirana dhe Prishtina zyrtare tani duhet të kërkojnë nga Brukseli të praktikohet reciprociteti i të drejtave në mes serbëve të veriut dhe shqiptarëve të Luginës. Ai ka paralajmëruar se nëse këto nuk merren parasysh shqiptarët mund t’i radikalizojnë veprimet. “Të drejtat që Kosova ua ka dhënë serbëve në veri duhet të merren patjetër si model për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Duhet të bisedohet edhe në Bruksel për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Tani është koha që zërin ta ngrehë edhe Prishtina zyrtare”, ka thënë Musliu. Ai ka treguar se pala kosovare, e cila tani është në proces të bisedimeve me Serbinë, e ka më lehtë t`i adresojë këto çështje. “Prishtina tani është në bisedime dhe ajo duhet ta ngrehë këtë çështje. Shqiptarët duhet t`i bëjnë presion Prishtinës të kërkohet të aplikohet reciprocitet me serbët e veriut sa iu përket të drejtave”, është shprehur ai.

FITORJA

Më tutje, Musliu ka shtuar se me këto kërkesa tashmë janë të njoftuar edhe Brukseli dhe Beogradi. Sipas tij, problemi i kësaj pjese nuk zgjidhet me premtime, por me vepra konkrete. “Me premtime nuk zgjidhet problemi, por me punë konkrete. Konkretisht tani kërkojmë që edhe Shqipëria dhe Kosova të kërkojnë nga Brukseli reciprocitetin e të drejtave në mes të serbëve të veriut dhe shqiptarëve të luginës”, ka theksuar ai, duke shprehur optimizëm se këtë vullnet të shqiptarëve nuk do të ketë forcë që do ta ndalë, as Serbia.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kjo protestë po bëhet edhe në shenjë revolte ndaj paralajmërimeve të Gjykatës serbe të Apelit për rikthim në gjykim të procesit të nisur në vitin 2008 ndaj të rinjve preshevarë të akuzuar për krime lufte të kryera ndaj civilëve serbë dhe joshqiptarë gjatë verës së vitit 1999 si pjesëtarë të UÇK-së në rajonin e Gjilanit, i njohur si “Grupi i Gjilanit”. “Këta djem nuk kanë bërë krime. Ne jemi ata të cilët kemi qenë pjesë e luftës dhe në atë luftë nuk ka pasur krime, as të UÇK-së, as të UÇPMB-së, veçmas gjatë kohës kur KFOR-i e UNMIK-u e kanë kontrolluar Kosovën. Nuk kanë asnjë arsye t’i dënojnë këta djem nga Presheva. Prandaj, ne në këtë protestë do të kërkojmë të lirohen ata pa asnjë kusht, sepse janë dënuar padrejtësisht”, është shprehur ai.

Ish-shefi politik i UÇPMB-së ka paralajmëruar shtetin serb se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, më shqiptarët e kësaj pjese atëherë nuk do të qëndrojnë duarkryq. Sipas tij, është koha që të drejtat e shqiptarëve të zgjidhen njëherë e përgjithmonë. “Përndryshe, më shqiptarët nuk do të rrinë rehat, nuk do të rrinë duarkryq në qoftë se Serbia tenton të arrestojë, tenton të bëjë dhunë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Tani është koha që shqiptarët të zgjohen, të organizohen, të mobilizohen dhe t`i zgjidhin problemet e tyre. Lufta është bërë për zgjidhjen e problemeve dhe bashkimin me Kosovën”, ka thënë Musliu. Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të mblidhen tri kuvendet e komunave shqiptare, ku do të vendosin se si do të veprohet në të ardhmen për shqiptarët në këtë pjesë. “Do të mblidhen të tri kuvendet dhe do ta shohim mundësinë çfarë më tutje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. E kemi referendumin, e kemi Marrëveshjen e Konqulit, i kemi të gjitha alibitë për të ecur përpara dhe për ta zgjidhur problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Musliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.