Fundamenti

Musa : Nuk është krejt bardhë po as krejt zi !

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nazmi Musa kryetar i komisionit të arsimit në kuadër të LDK-së duke folur për regjistrimin e nxënësve dhe ekskursionin ka thënë se nuk është krejt bardhë, po as krejt zi. Të bardhat dukën, të errëtat do t’i ndriçojmë ka thënë ai.

Komisioni për arsim i LDK-së në një konferencë për media ka folur për të metat dhe shkeljet që janë bërë në fazën e regjistrimit dhe për përfoljet e shumta që lidhen me ekskursionin e shkollave të mesme.

Nazmi Musa kryetar i këtij komisioni ka thënë se regjistrimi i nxënësve në klasë të parë në komunën e Gjilanit, dhe vetëm në këtë komunë varësisht prej arsyetimeve të përfaqësuesve të arsimit, ka ngjallur reagime në opinion dhe pakënaqësi te shumë prindër.

“Edhe Komisioni Arsimit të Degës së LDK-së në Gjilan përkrah pakënaqësitë e këtyre prindërve dhe konsiderojmë se një mënyrë e këtillë e regjistrimit të nxënësve në klasë të para shkel të drejtën themelore të fëmijëve , akoma pa u ulur në bankat shkollore dhe se tek ata krijojnë pakënaqësi dhe jo motivim. Programi i regjistrimit të nxënësve, po edhe ndarja fizike e rajoneve të shkollave nuk janë debatuar sa duhet me prindër të fëmijëve e aq më keq as në mbledhjet e Kuvendit Komunal andaj, pasojnë problemet e pakënaqësitë dhe krijojnë çrregullime për një fillim të mbarë të vitit shkollor” shtoj ai.

Duke folur për ekskursionin e shkollave të mesme Musa tha se kemi thënë më herët , po edhe tani e përsërisim, se jemi kundër mënyrës, formës dhe kohës së organizimit të ekskursionit në Shqipëri me maturantët e Arsimit të Mesëm të Lartë , i cili tashmë është bërë traditë dhe praktikë e pasuksesshme, shpeshherë, ngatërruese dhe e keqe.

“Ekskursioni po organizohet në kohë të papërshtatshme sepse, pas shumë përpjekjeve për një fillim të mbarë të vitit mësimor, të krijohet rendi e disiplina, të hyjmë në proces të rregullt të mësimit dhe kur pak a shumë këto ia arrijmë , përnjëherë dalin punë tjera që çrregullojnë procesin mësimor. Ne vend se maturantët të përgatitën për mësim, të sigurojnë tekstet mësimore, mendjet e tyre drejtohen te ekskursioni, që për xhepin e prindërve do t’ju kushtojë jo pak para, në këtë muaj viti që është muaji më i kushtueshëm”.

Musa mendon se ekskursioni nuk po bëhet as me karakter mësimor, as relaksues, as motivues për mësim, thjeshtë ka karakter biznesi e përfitimi në dëm të prindërve të nxënësve dhe për vetë nxënësit. Se po bëhet gjithnjë e me shumë një dukuri korrupsioni e përfitimi të individëve në dëm të prindërve dhe në dëm të imazhit të autoriteteve edukativo-arsimore e dëshmon edhe konflikti në mes drejtorit të gjimnazit “ Zenel Hajdinit” Kryetarit të Kominës dhe Drejtoratit të Arsimit.

RCCOLA

“Mendojmë se ekskursioni duhet të organizohet në fund të vitit mësimor, me nxënës të shkëlqyeshëm si shpërblim i suksesit të tyre dhe motivim për të tjerët që nuk arrijnë të jenë të suksesshëm. Mundësisht, ekskursioni t’u mundësohet falas nxënësve të shkëlqyeshëm për dallim të atyre që kanë sukses më të ulët. Në këtë mënyrë ekskursioni do të kishte edhe karakter pushimi e motivimi,sepse shkohet pas një viti pune mësimi e angazhimi” ka thënë Musa.

Një dukuri tjetër e tipit sa degradues aq edhe jo motivues është se mësimdhënësit në komunën e Gjilanit janë të pabarabartë me kolegët e tyre në komunat tjera për faktin se këtyre nuk ju lëshohen kontratat e punës siç është e paraparë me ligj për 3 dhe 5 vjet, ashtu siç i kanë kolegët e tyre në komunat tjera në regjion ( Kamenica , Novobërda ) e shumë të tjera në Kosovë…

Prandaj, Komisioni i Arsimit i Degës së LDK-së në Gjilan i kërkon Drejtoratit të Arsimit që të zbatojë Ligjin për Arsim Parauniversitar.

Me gjithë rritjen e bazës së pagave të mësimdhënësve, kontratat e reja për këtë vit shkollor u lëshohen me bazën e kontratës së vjetër të punës, në vlerë 235 euro. Madje , edhe diferenca e rritjes për dy muaj ende nuk ju është dhënë .

Mirëmbajtja higjienike e shkollave nuk mund të jetë në nivel kur punëtorët teknikë mbase ka tre muaj që nuk janë paguar nga kompanitë private të cilat kanë qenë fituese e tenderëve për mirëmbajtje të higjienës në shkolla.

Shumica nga këto probleme mund të evitoheshin sikur shkollave të ju jepen kompetencat dhe përgjegjësitë drejtorëve të shkollave. Nuk punohet dhe nuk ka rezultate me gojë mbyllur dhe duar lidhur….!

Shpresojmë se Drejtoria Komunale e Arsimit do t’i përvishet më me seriozitet detyrave të saja në përmirësimin e gjendjes në institucionet edukativo-arsimore në harmoni me ligjet ekzistues për të siguruar të drejtat nxënësve,prindërve dhe mësimdhënësve ka thënë Nazmi Musa./rajonipress/