RCCOLA

MUP-i nën llupën e AKI-së!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Derisa diskutimet për numrin e pjesëtarëve të MUP-it që mund të përfshihen në Polici të Kosovës po vazhdojnë, inteligjenca kosovare veç ka filluar verifikimin e të kaluarës së tyre.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi sipas të cilit Agjencia Kosovare e Inteligjencës e ka obligim ligjor që ta bëjë një gjë të tillë.

UBT

Sipas Krasniqit, pavarësisht që lista nuk është dorëzuar ende, AKI është në fazë të punës rreth verifikimit të tyre. “Ne nuk kemi nevojë të kërkojmë nga AKI verifikimin e atyre personave. Kjo është detyrë e tyre dhe ajo është e precizuar me ligj. Ne nuk kemi pasur takime me drejtorin e AKI-së që nga marrëveshja, por unë mendoj se inteligjenca kosovare tashmë është në fazën e verifikimit të këtyre personave të cilët planifikojnë të angazhohen në institucionet e Kosovës, sidomos në pozitat e larta”, ka thënë Krasniqi… (Tribuna)