Fundamenti

Mungesa e ligjit e rëndon gjendjen e pensionistëve

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Januz Emini kryetar i Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës thotë për rajonipress se gjendja e rëndë sociale, ekonomike e pensionistëve si dhe ajo shëndetësore janë shumë të theksuara kohëve të fundit për shkak të mos aprovimit të ligjit për shëndetësi. Emini pavarësisht akuzave që merr nga organizatat tjera rivale thotë se ka punuar me nder dhe përgjegjësi morale e materiale.

Januz Emini po përgatitet për Kuvendin vjetor që pritet të mbahet më 12 mars në Gjilan. Pavarësisht kritikave që ka marrë nga rivalët e tij dhe shoqatat e ngjashme Emini thotë se ka punuar drejt dhe me ndershmëri morale e materiale. “Ne po bëhemi gati për Kuvendin e ardhshëm dhe kemi përgatitur edhe raportin e kompletuar nga i cili shihen të gjitha shpenzimet, janë të evidentuara të gjitha aktivitetet tona vjetore dhe punën që e kemi bërë për të përmirësuar gjendjen e rënduar të pensionistëve”.

Emini tha se gjendja e rëndë e pensionistëve të Anamoravës po bahet edhe më e vështirë në mungesë të aprovimit të Ligjit për shëndetësi.

Sipas tij derisa pensionistët serb në Kosovë i marrin dhe i shfrytëzojnë nga dy pensione njërin nga Serbia dhe tjetrin nga Kosova, ne detyrohemi të jetojmë në kushtet më ekstreme.

Mobi Casa

Emini tha se vitin 2013 e kanë përmbyllur me aktivitete të ndryshme duke përkrahur pensionistët gjilanas me rehabilitimin e tyre ku janë dërguar rreth 175 pensionist në Kllokot, “Nëna Naile” dhe Banja e Pejës. Edhe drejtoria e shëndetësisë në Gjilan i ka ndihmuar pensionistët me lëndë djegëse, dru, etj.

Emini thotë se është përkujdesur mjaft që pensionistët të ndihen edhe të relaksuar. Kështu për këtë qëllim janë organizuar ekskursione në Shqipëri, pastaj kontrollime shëndetësore falas.

Për të gjitha këto aktivitete dhe shpenzime Emini thotë se ka Këshillin Mbikëqyrës, komisionin statutar, shërbimet teknike administrative, shërbimin financiar.

Emini tha se edhe në vitin 2014 prioritet i kësaj organizate mbetet zgjidhja e statusit të pensionistëve, realizmi i së drejtës së patjetërsueshme në pension, kthimi i fondit pensional e invalidor nga Serbia etj./rajonipress/