Mobi Casa

Muja: Kontratat institucionale nuk janë private

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Enver Muja ish kryeshef i ekzekutivit komunal për rajonipress ka sqaruar kontratat dhe vendimin e fundit që ka marrë Gjykata Themelore për të kompensuar NLB Banka, një vendim ky që zbrazi arkën e komunës për 43 mijë euro. Muja thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt interesi dhe asnjë keqpërdorim zyrtar.

Deklarata e Qemajl Mustafës se kontratat për qiratë e lokaleve të nënshkruara nga koha e ish kryeshefit Enver Muja janë të dyshimta dhe se në këto kontrata fshihen interesat private të vet ish kryeshefit të ekzekutivit Enver Muja e kanë ngjallur reagimin e këtij të fundit.

Enver Muja ish kryeshef i ekzekutivit komunal për rajonipress ka sqaruar kontratat dhe vendimin e fundit që ka marrë Gjykata Themelore për të kompensuar NLB Banka, një vendim ky që zbrazi arkën e komunës për 43 mijë euro. Muja thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt interesi dhe asnjë keqpërdorim zyrtar.

Muja tha se kontratat institucionale nuk janë private sepse ato bëhen në bazë të marrëveshjeve të dyanshme dhe janë transparente. Muja tha se në atë kohë ka pasur mungesë të lokaleve-zyrave dhe ka pasur një marrëveshje me NLB Bankën që ta shfrytëzojmë një kat për nevoja të komunës kurse ata të shfrytëzojnë katin përdhes për nevojat e bankës. Kjo kontratë pastaj është ndërprerë sepse nuk kemi mundur t`i përmbushim kërkesat e bankës” tha Muja.

Uji Dea

Muja thotë se në këto kontrata nuk e ka pasur asnjë interes privat e as personal.”Nuk kam pasur asnjë interes përkundrazi gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për interes të punëtorëve dhe shërbyesve civil, bile edhe sot Komuna ka nevojë për zyre e mos ta krahasojmë me kohën e vitit 2004” sqarohet Muja.

Megjithatë, Muja tha se është e pandershme që tani pas kaq vitesh të kërkohet llogari kur dihet se kontratat institucionale janë obligative sepse ashtu i parasheh ligji tha ai.

Edhe rreth çmimit të qirasë për lokalet e kontraktuara Muja tha se atë kohë është llogaritur me çmimin e tregut. “Gjithçka është bërë në bazë të një komisioni profesional i cili e ka përcjellur gjendjen në treg dhe tek pastaj kemi vendosur për çmimin e qirasë. Ju sigurojë se për asnjë moment nuk e kam keqpërdorur detyrën time zyrtare. Është përfolur gjithmonë në atë kohë nga opozita dhe ka pasur një mal akuzash ndaj meje, por të gjitha kanë përfunduar në favorin tim sepse kemi punuar drejtë dhe jemi bazuar në ligj e punën tonë profesionale” tha Muja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.