FIDANISHTJA

MPJ paguan bileta të aeroplanit edhe për ata që nuk punojnë aty

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Për nëntë muaj gjatë vitit të kaluar, misionet diplomatike të Kosovës kanë harxhuar buxhet të paplanifikuar dhe të paautorizuar në vlerë prej 815 mijë euro.

Shpenzimi pa planifikim i kësaj shumë të konsiderueshme të buxhetit të Kosovës, është një nga të gjeturat e shumta që Auditori i Përgjithshëm i ka evidentuar në Ministrinë e Enver Hoxhajt, shkruan Tribuna.

ARKATANA

“Tribuna ka siguruar një raport të ndërmjetëm të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm i cili flet për shumë parregullsi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës në periudhën kohore janar-shtator 2013.

Ndër parregullsitë më të vogla paraqitet edhe rasti i shpenzimeve të shumta për biletat e udhëtimit për persona të cilët nuk janë të punësuar fare në ministri. Për këto udhëtime nuk kishte as ftesa e as aprovime paraprake nga ministria.