RCCOLA

Motrat Vjollca, një për të gjitha, të gjitha për një

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy bukuroshe dhe dy prezantuese që zbukurojnë ekranin e Top Channel.Ato kanë hyrë paralelisht në botën e televizionit dhe tashmë e kanë formësuar imazhine tyre si prezantuese në Top Channel. Marina dhe Luana, dy motrat bukuroshe kanë qenë gjithnjë në vëmendje të publikut.

Puna e tyre është shoqëruar me komente shumë dashamirëse për pamjen e tyre fizike. Madje Marina, me veshjen e saj kuq e zi që përfaqëson imazhin e kombëtares së futbollit tonë, para disa ditësh mori vëmendjen e mediave brenda dhe jashtë vendit. Madje disa prej tyre në komente e kanë ngatërruar atë me Luanën, e cila me pamjen e saj të re bionde, ka marrë më shumë nga hija e motrës së madhe.

Por, ky nuk është motivi i vetëm që e bën publikun t’i ngatërrojë motrat Luanën dhe Marinën me njëra-tjetrën.

Hidromorava

Të bukura dhe të suksesshme motrat Vjollca, por ne njohim vetëm dy prej tyre sepse ato janë katër. Lira është më e madhja e tyre. Ajo jeton dhe punon jashtë. E po ashtu është mami e tre vajzave shumë të bukura. Pas saj vjen Marseda, një tjetër bukuroshe që nëse edhe ajo do të kishte zgjedhur rrugën e televizionit, me siguri do të ngatërrohej me motrat e saj më të vogla, Marinën dhe Luanën.

Dhe nëse numërimi i motrave Vjollca do të kishte vazhduar edhe përtej Luanës, askujt nuk do t’i kishte ardhur keq për këtë. / Top Channel/