UBT

Moti të shtunën kryesisht me diell, por të dielën shtohen vranësirat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ditën e shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime vranësirash të pakta kohë pas kohe, kryesisht të shtresave të larta.

Fryn erë e lehtë jugore e lindore 1-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në -10 e -6C, zonave malore deri në -15C, e ato maksimale ditën luhaten ndërmjet 4C e 8C.

Më shumë vranësira përfshinë vendin ditën e diel, e zonave malore nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta dëbore.

Kryesisht vranët mbetet ditën e hënë, me mundësi për riga shiu në pjesë të vendit. Vranësirat dominojnë dhe përgjatë ditës së martë dhe mërkurë, që mund të shoqërohen me reshje të pakta shiu, meqenëse temperaturat shënojnë rritje deri në 9C e 12C.

Uji Dea

Minimalet gjithashtu në rritje, nga -3C deri në 1C e 2C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga jugu e juglindja, dhe frynë të lehta dhe mesatare, 2-6m/s.

Koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të rritura gjatë fundjave, me motin më të qëndrueshëm, e me qarkullim më të dobët ajror.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta, derisa orëve të mbrëmjes vlerat e çastit do të kalojnë edhe në vlera shumë të dobëta apo edhe jashtëzakonisht të dobëta nga pjesë më urbane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.