Fundamenti

Moti sot në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja.

Herë pas here priten reshje kryesisht bore të cilat do të shtojnë shtresat e borës sidomos në viset kodrinore-malore.

Mund të ketë edhe riga shiu orëve të mesdites në shumë ultësira.

Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 5 gradë Celsius, por ndjenja e ajrit të ftohtë do të jetë më e theksuar se temperatura reale për shkak të erërave të ftohta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa zona të Shqipërisë do të ketë intervale të gjata kohore me diell.

Mobi Casa

Ende priten reshje të herëpashershme, lokale bore e shiu në zonat më të ulëta në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi e më pak në viset kontinentale të Shqipërisë.

E Premtja pritet të jetë mjaft e ftohtë, me vranësira e disa intervale kohore me diell. Në Shqipëri do të shpeshtohen intervalet kohore me diell.

Reshje të pakta bore priten nganjëherë në disa vise të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.

Nga fundjava më shumë kthjellime dhe acar sidomos orëve të natës dhe mëngjesit. Ka mundësi që mëngjeseve të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.