GRANDEMALL

Mot më i butë parashikohet për fundjavë, por me ajër të ndotur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të shpërndahet.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale ditën arrin vlera prej 10C e 13C. Frynë erëra të lehta jugore e jugperëndimore 1-3m/s.

Vranësira kalojnë përgjatë ditës së diel, por pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit sërish paraqiten mundësi për mjegull ultësirave. Intervale më të gjata me diell pritet të ketë ditën e hënë dhe të martë, edhe pse orëve të mëngjesit ultësirave shfaqen kushte për mjegull.

Vranësirat shtohen të martën mbrëma, e ditën e mërkurë aty këtu priten të reshura lokale shiu. Minimalet 1C deri 3C, e maksimalet shkojnë deri në 10C e 14C.

Fundamenti

Nën kushte stabile të motit, me qarkullim më të paktë ajror, ndotësit ajrorë do të qëndrojnë në koncentrime të rritura gjatë fundjavës.

Indeksi i cilësisë së ajrit do mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Nga dita e diel, në një pjesë të stacioneve sërish pritet përmirësim, ku indeksi zbret në vlera të pranueshme, me ngjyrë të gjelbër.

Mirëpo orëve të mbrëmjes, në zona më të urbanizuara, patjetër që mund të kalojnë shkurtimisht vlera jashtëzakonisht të dobëta, me ngjyrë vjollce./MendimipërMotin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.