FITORJA

Mot i paqëndrueshëm në ditët e fundit të majit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për rrebeshe të izoluara në zona të caktuara.

Edhe java e fundit e majit do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Si rrjedhojë, dita e sotme u karakterizua nga diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në disa zona pati reshje të izoluara shiu.

Temperaturat shënuan një ngritje të ndjeshme pas fundjavës së kaluar, kur kishte një rënie drastike prej rreth 10°C maksimalet.

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për rrebeshe të izoluara në zona të caktuara.

Të mërkurën do të vijojë moti me diell dhe vranësira, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu.

UBT

Nga dita e enjte, pritet të depërtojnë masa ajrore të ftohta dhe të lagështa nga veriperëndimi i kontinentit, të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Po ashtu, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, me mundësi për reshje të izoluara shiu.

Edhe fundjava parashikohet me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 25°C./Meteo Kosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.