Mobi Casa

Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave, pritet borë në viset malore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë pesë ditëve mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, me temperatura minimale minus katër gradë Celsius dhe maksimalet deri në 12 gradë Celsius.

Ditën e hënë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në ultësira parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Të mërkurën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Mobi Casa

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindjes.

Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.