Fundamenti

Mosaktivizimi i shqiptarëve në Zvicër i shkon për shtati Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Berat Gjimshiti debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë në fillim të muajit shtator të vitit të shkuar, shkruan sot Koha Ditore.

Me Shqipërinë regjistroi pesë paraqitje dhe shënoi një gol në ndeshjen e fundit eliminatore për “Euro 2016” kundër Armenisë. Ndonëse tregoi stabilitet në lojë, Gjimshiti mund të mos ftohet për “Euro 2016” nëse nuk gjen skuadër deri më datën 31 janar kur edhe mbyllet afati kalimtar i dimrit.

Ditë më parë skuadra e Zuerichut ka bërë të ditur se trajneri Sami Hyypia nuk llogarit më në shërbimet e Gjimshitit, të cilin e ka larguar edhe nga stërvitjet me ekipin e parë. Arsye nuk janë dhënë.

Gjimshiti, 22-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 15 paraqitje kampionale, kurse para se të zgjidhte Shqipërinë ka luajtur me grupmoshat e reja të Zvicrës (U18, U19, U20 e U21).

Mirëpo, nuk rrezikon vetëm Gjimshiti shkuarjen në “Euro 2016”. Seleksionuesi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka thënë se nuk do të marrë asnjë lojtar në Francë, i cili nuk luan me skuadrën e tij.

Fundamenti

Në Evropian, Shqipëria do të luajë në Grupin A bashkë me Zvicrën dhe janë pikërisht lojtarë shqiptarë që luajnë në kampionatin zviceran që kanë problemet më të mëdha me minutazhën.

Nga mosaktivizimi i tyre i rregullt, përfituesja më e madhe mund të jetë Zvicra, duke qenë se këto dy ekipe do të ndeshen në xhiron e parë të grupit, ku bëjnë pjesë edhe Franca e Rumania.

Për këtë rrezikon Evropianin edhe Shkëlzen Gashi. Ai po kërkon të largohet nga Baseli drejt ndonjë skuadre ku do të aktivizohej rregullisht..

http://koha.net/?id=6&l=93062

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.