Mos respektim i shpejtësisë së lëvizjes, dy vozitës gjilanas marrin gjoba

Gjilan – Njësite policore të Trafikut Rajonale në Gjilan në dy rasate të ndara kanë shqiptuar dy gjoba gjatë matjes së shpejtësisë me radar për ngasësit të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes të përcaktuar me shenjë të trafikut.
Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 30 km/h është hasur duke vozitur 96 km/h, ndërsa në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 132 km/h njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/