FITORJA

Mos më quani rrap

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Mos më quani rrap
mos më quani rrap
se mua më kan bërë
si cungu i farkëtarit

E në trupin tim
qindra e mija
plagë që pa pranë
gjak pikojnë

Mos më quani rrap
mos më quani rrap se unë
kam mbetur si një lis i zgurruar
mushkëri e zemër më i kanë gërryer

E vetëm shpirti më ka
metur në trupin tim
varrë plot që asnjë kohë
s’më i shëroj

Mos më quani rrap se eshtëra
të sfilitur martirësh më janë tretur
gjithandej se varrmisit barbarë
prap në mesjetë

ARKATANA

Mos më quani rrap se hipokrit
idiotêsh më shikojnë si një shishe
e boshatisur apo si një
limon i shtrydhur

E unë i gjori prej tyre pres që të
më shpëtojnë nga kthetërat e sprijes
shtatëkrenorë e ata tallën më mua
duke thanë prit he gomar sa të dali bar

Por megjithëse i përbuzur
barbarisht unë përherë
do të ringjallem si
shpirti ante

Se kjo tokë e shenjtë e imja është
e kot e kanë varrmisit barbarë
Se unë kam për të sunduar
mbi këtë dhe

Ruzhdi Kqiku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.