Moore me këngë për 50-vjetorin e James Bondit

Aktori britanik, Roger Moore, i cili dikur ka luajtur disa herë karakterin e James Bond, ka regjistruar së bashku me ish-vajzën e Bondit një këngë me rastin e 50-vjetorit të agjentit të fshehtë më të famshëm të filmit në botë.
Siç raporton AFP, 84-vjeçari Moore dhe Irka Bochenko, me të cilin luajti në filmin “Operation Space” (Moonraker) të vitit 1979, këndojnë në duet këngën e ditëlindjes me titull “Happy Birthday Mr Bond,!”
Pjesë të kësaj kënge, e cila pritet të dalë në shtator, do të mund të dëgjohen ndërkohë në ueb-faqen jamesbond007.net.
James Bond i ri – “Skyfall” me regji të Sam Mendes dhe Daniel Craig në rolin kryesor, do të fillojë të shfaqet nëpër kinematë botërore pas një muaji.
Ndërsa Moore është i njohur edhe për rolet e tij si Simon Templar në serialin “The Saint”, i cili për herë të parë u shfaq nëpër ekranet e vogla në vitin 1962.