GRANDEMALL

Monografi që shpërfaq aktivitete bamirëse të një kohe të pakohë

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vështrim nga Bilall Maliqi – (Hasan Emërllahu, Sadik Sadiku, “Kronikë e një kohe (1989-1990) Lugina gjithçka për Kosovën” (Monografi), sh. “Lena” Prishtinë, 2021, fq. 428).

Kur bëhet fjalë për humanizëm, në forma të ndryshme, atëherë atë e gjenë te shqiptarët, dhe atë e gjenë një humanizëm material e shpirtëror , sepse populli ynë është i tillë, nuk kursen për t’i ndihmuar vëllait, fqiut e deri në një gjerësi edhe më të madhe. Por për t’i ndihmuar dikujt duhet të jenë njerëzit që punojnë në këtë drejtim në organizimin e aspekteve humanitare që nga tubimi i mjeteve materiale, gjësendeve ushqimore e deri te destinacioni i tyre nëpër vendet përkatëse.

Lugina e Preshevës gjithmonë ka qenë solidare sa i përket këtyre organizimeve humanitare, duke e ndarë edhe kafshatën e bukës me vëllezërit të një gjuhe e gjaku, vëllezërve nga Kosova, e që ky vërshim i “revolucionit” humanitar ka ndodhur në kohët më të vështira për vëllezërit kosovarë, të cilët përveç represionit serbë, dëbimit nga puna e punëtorëve, mbylljen e shkollave, kishin telashe financiare dhe ishin buzë katastrofës humanitare.

Thuhet në popull se “Miku, mik e, vëllai, vëlla, shihet në kohë të vështira”, kjo u pa vetëm në atë kohë të pakohë, e sidomos gjatë periudhës (1989-1999), ku shqiptarët e Luginës u mobilizuan në masë shumë të madhe për t’u ndihmuar shqiptarëve matanë kufirit, përmes Shoqatës humanitare “Nënë Tereza”, ku si organizatë bamirëse e humanitare ka tubuar material ushqimorë me kamionë të shumtë dhe këto ndihma ishin shumë të shpeshta, megjithëse kishin edhe pengesa të shumta nga policia serbe e asaj kohe, e cila kishte nën vëzhgim edhe aktivistët humanitarë që vepronin vullnetarisht në aksione shumë të shpeshta humanitare, e njëri nga ta është edhe vetë bashkautori i librit z. Sadik Sadiku, i cili dha një kontribut të veçantë në këtë drejtim.

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës e ndan kafshatën e bukës me vëllezërit kosovarë, duke u ndihmuar edhe punëtorëve të dëbuar nga puna, punëtorëve arsimorë të diferencuar e të larguar nga puna, ku një përqindje të madhe, luginasit, u kanë ndihmuar në ndihma materiale.

“Atdhetarizmi dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë, kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues” (Sami Frashëri).

Me këtë thënie brilante të shkrimtarit dhe mendimtarit të madh, Sami Frashëri, lidhet i gjithë materiali, në të cilën përthekohet lënda e monografisë “Kronikë e një kohe (1989-1990) Lugina gjithçka për Kosovën” i bashkautorëve nga Rahovica e Preshevës, njëri gazetar i shquar (Hasan Emërllahu) dhe (humanistit dhe atdhetarit) Sadik Sadiku.

Uji Dea

Brenda monografisë lexuesi i gjenë në dritën e shifrave dhe të fakteve gjithë ato aksione humanitare që janë zhvilluar në dhjetë vjetëshin e fundit të shekullit të kaluar, në të cilën autorët me një punë shumë vjeçare, mblodhën material , faksimile, dokumentacione e certifikata të shumta, të cilat mandej i kanë futur brenda këtij libri, të karakterit monografiko- humanitarë.

Kjo punë e dy bashkautorëve, të cilët i kanë parë nga dora e parë, ato ngjarje humanitare të shumta që janë zhvilluar atëbotë nga popullata shqiptare e Luginës, dhe po këta, e sidomos Sadik Sadiku, ka mbajtur shënime dhe dokumente përcjellëse ilustruese, të cilat jo vetëm që e bëjnë librin më tërheqës për lexim dhe shtjellim, por ato dokumente e faksimile, janë bindëse për lexuesit dhe ato lidhin komunikim me lexuesin, teksti me dokumentacionet e prezantuara.

Puna e dy autorëve të librit është kapitale, sepse brenda librit të tyre janë bërë punë kapitale, punë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e atij dhjetë vjetëshi, dhe atë në aspektin humanitar, të një vendi të okupuar dhe pa asnjë trohë lirie, të lënë pasdore, të përvuajtur e të shkelur dhe kjo është një meritë e pakontestueshme e atyre bëmirërsve të shënuar me shkronja të arta, të shpërndarësve, të cilët shpesh ishin të kërcënuar nga policia. Por, ata i kryen punët e tyre, siç i kanë kryer edhe bëmirësit punët e tyre, të cilët ndihmuan vëllezërit e tyre të ngelur atëbotë në mëshirën e fatit.

Monografia është rregulluar konform rregullit të ndërtimit të një monografie, në të gjitha aspektet, si në aspektin teknik, përmbajtësor, por edhe në atë grafik, sepse lënda e librit është sistemuar nëpër kapitujt përkatës me fotografitë e dokumentacionet që gjenden nëpër faqet e këtij libri, e bëjnë këtë libër të qëndrueshëm për nga vlerat dhe koherentë për nga materiali që gjendet në libër.

Përveç kësaj, ky libër e ka rëndësinë tjetër, të madhe, sepse, është një libër kujtese dhe rikujtuese për të gjithë ata që kontribuuan, në forma të ndryshme, për t’i ndihmuar vëllezërit e tyre, për të ndihmuarit, të cilët duhet t’ua përcjellin brez pas brezi pasardhësve të tyre për ndihmat që u kanë dhuruar vëllezërit nga Lugina e Preshevës dhe atë në kohët më të vështira, dhe lexuesve në përgjithësi, e këto merita, padyshim se i kanë dy autorët e Monografisë, Hasan Emërllahu dhe Sadik Sadiku.

Prandaj, ky libër duhet sa më shumë të shpërndahet e të lexohet, në mënyrë që të njihen lexuesit me ato të bëma humanitare, të cilat na kanë servuar dy autorët e librit.

Shpresojmë se dy autorët e librit, do ta vazhdojnë edhe pjesën e dytë të kësaj monografie, me ato shkrime, të cilat nuk kanë mundur t’i sistemojnë, apo edhe u kanë munguar, e që ato t’i fusin në vëllimin e dytë e të bëhet Monografi gjithëpërfshirës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.