UBT

Modelja me vizione të mëdha

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Adelina Krasniqi një emër jo shumë i njohur në skenën e modës por që synimet për të arritur sukses në këtë drejtim janë të mëdha. Modelja sapo ka nisur karrierën në fushën e modës për të cilën thotë të ketë vizione të shumta. Ajo sapo ka nisur bashkëpunimin me “Top Model Fashion” nga i cili pret të arrij suksese dhe të depërtoj edhe më shumë në botën e modës. Gjakovarja bënë të ditur se modelimin e ka dashur që kur ka qenë e vogël, mirëpo mundësitë për t’u marrë me të tani i janë krijuar.

“Gjithmonë kam dashur të merrem me modelim, madje që kur kam qenë e vogël, mirëpo nuk kam pasur mundësi dhe përkrahje. Tani kam nisur të merrem me ëndrrën e kahmotshme dhe uroj t’i përmbushë synimet e mia në fushën e modës”, ka thënë ajo për “Zëri”-in. Për të depërtuar në skenën e modelingut, Adelina nuk e ka pasur edhe aq të lehtë, por vullneti dhe dëshira ndaj modelingut e kanë shtyrë që të vazhdoj dhe t’i thyejë barrierat që i kishin dalë para.

FIDANISHTJA

“Natyrisht se çdo fillim është i vështirë, kështu që edhe unë kam kaluar në shumë barriera mbase vazhdoj të kalojë ende, mirëpo vullneti për t’u marrë me modelim asnjëherë nuk më është shuar, prandaj jam munduar gjithnjë të kalojë çdo vështirësi që më del para dhe kështu do të veprojë edhe në të ardhmen”, shton ajo. Adelina përveç modelimit pëlqen të hyjë edhe në botën e aktrimit për të cilën thotë se ka mjaftë prirje./zeri/