RCCOLA

Modelet Cjapi dhe Gagica, përfaqësojnë bukurinë shqiptare në “Top Model of the World”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Margarita Cjapi, vajza që mbante numrin 28, ka triumfuar në çmimin “Top model of Albania”, kurse Albulena Gagica me numrin një fitoi në atë të “Top model of Kosova”.

Margarita Cjapi si dhe Albulena Gagica, do të jenë dy modelet të cilat do ta përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në spektaklin e madh botëror “Top Model of the World”, finalja e së cilës është planifikuar të mbahet më 11 prill të këtij viti në qytetin El Gouna të Egjiptit, ku do të garojnë vajza nga 80 shtete të botës.

Margarita Cjapi, vajza që mbante numrin 28, ka triumfuar në çmimin “Top model of Albania”, kurse Albulena Gagica me numrin një fitoi në atë të “Top model of Kosova”. Këto dy modele ia kanë dal të jenë fitues në këtë eveniment në mesin e njëzet e tetë vajzave konkurrente gjithsejtë, duke i kaluar dy faza eliminuese të spektaklit “Top Model of the World Albania & Kosova” që është mbajtur mesnatën e kësaj të shtune në diskotekën “Industry Club”, në periferi të kryeqytetit. Modelja Albulena Gagica, përmes duartrokitjeve të gjata dhe frenetike ka triumfuar edhe në çmimin “Top model Publiku”, që ishte në garë me vajzat e tjera për këtë çmim, ku organizatorët vendosën të ndajnë atë ndërmjet duartrokitjeve të publikut të pranishëm.

Në fazën e parë janë eliminuar dhjetë vajza, kurse në fazën e dytë kanë lënë garën edhe shtatë vajza të tjera, në mënyrë që juria ta ketë më të lehtë përzgjedhjen e fituesve.

Mobi Casa

Producentët e spektaklit “Top Model of the World”, Stela Matoshi dhe Dashnor Asllani, kanë ndarë në këtë eveniment edhe shtatë çmime tjera. Në çmimin “Fotogjenia”, ka dal fituese Julia Musagalia, ndërsa në atë “Top Sharmi” fitoi modelja Memi Shehu. Çmimin “Ecja më e mirë” shkoi për Hana Matoshin, ndërsa Doresa Rama arriti të fitonte çmimin “Top Industry”. Vlora Haziri ishte fitese në çmimin “Top model Interneti”, ndërkohë në çmimin “Top model Bikini” doli të jetë fituese Klediona Gjoka.

Në këtë eveniment që ishin organizatorë agjencitë e modës “Best Models” dhe “S&M Moda”, në skenë ku po defilonin bukuroshet që po kërkonin çmimin kryesor për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe Kosovën në ëndrrën e tyre drejt Egjiptit, kanë kënduar: Ronela Hajati, Sofia Çartani, Mentor Haziri, Silvana Bushati, Vedat Ademi, Egzona Gërguri, A.K.V. Kastriotët, Grupi Fama, Darabuka e disa të tjerë.

Kjo ngjarje është realizuar përmes një konkursi ndërkombëtar mode ku në të kanë konkurruar vajza nga Shqipëria dhe Kosova./KultPlus.com