GRANDEMALL

MKRS ka ndarë mjetet për një qendër rinore në Gjilan

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ministria e Kulturës ka ndarë 500 mijë euro për ndërtimin e një qendre rinore në Gjilan, ndërsa Komuna i ka filluar procedurat për sigurimin e hapësirës ku do të realizohet investimi.

Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë të hënën, në një takim të Komitetit për Kulturë, se MKRS është përcaktuar që të investojë në ndërtimin e një qendre rinore në Gjilan dhe ka kërkuar sigurimin e lokacionit.

Hapësira më e përshtatshme për ndërtimin e qendrës rinore, ku do të integrohen të gjitha grupet rinore, shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare, është ajo te Qendra për Aftësimin Profesional, afër Sahat-Kullës, ka thënë Nevzadi.

Titullar i kësaj prone, që ka hapësirë të përgjithshme rreth 50 ari, është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me të cilën, do të këmbehet prona. Nevzadi ka thënë se Komuna e Gjilanit i ka dhënë më herët MPMS një hapësirë te “Gllama” dhe si kompensim do t`i marrë pronën te Qendra për Aftësim Profesional.

Lokacioni është brenda zonës së qytetit dhe i plotëson kushtet për të ndërtuar një qendër rinore, e cila, siç parashihet, do të jetë një objekt dy katesh dhe do të ketë rreth 500 m/2 hapësirë të shfrytëzueshme, ka thënë drejtori i Kulturës.

ARKATANA

Anëtarët e Komitetit për Kulturë e kanë mirëpritur vendimin e Ministrisë së Kulturës për këtë investim, duke e quajtur këtë një lajm të mirë për Gjilanin.
Para disa ditësh, edhe Komiteti i Pronës i ka rekomanduar Kuvendit Komunal këmbimin e një prone komunale me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila nevojitet për ndërtimin e një qendre rinore.

Përndryshe, kryesuesi Tahir Arifi i ka njoftuar anëtarët e kësaj trupe komunale se dje është mbajtur “Trekëndëshi poetik i paqes”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, duke nënvizuar se ky është një manifestim shumë i veçantë, pasi që mbahet në ambient të hapur, në një trekëndësh kufitar gati të pabanuar si dhe në një kishë katolike të boshatisur.

Arifi tha se manifestimi ishte i suksesshëm deh tuboi më se 70 krijues nga të gjitha trevat shqiptare, 47 prej të cilëve u paraqitën me poezi në orën letrare.

Arifi i sugjeroi drejtorisë që të hartojë një rregullore për manifestimin “Flaka e Janarit”, që mbahet në Gjilan prej më shumë se njëzet vitesh dhe është identitet kulturor i këtij qyteti, si dhe kërkoi që manifestimi tjetër “Ditët e Agimit” të decentralizohet në pikëpamje të shtrirjes dhe të mos përqendrohet e tërë agjenda vetëm në Zhegër, pasi që kështu lokalizohet një manifestim i rëndësishëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.