Eko Higjiena

Mjekësia ligjore: S’ka viktimë të dytë te aksidenti i Sokol Olldashit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Zgjidhet misteri i kufomës që u raportua si viktima e dytë e aksidentit në Kërrabë. Burime zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deklarojnë se kufoma tjetër e pajetë, që ndodhej pranë trupit të deputeti Olldashi në sallën e morgut, nuk kishte lidhje me aksidentin e mbrëmjes së 20 nëntorit. Sipas procesverbalit të asaj dite, personi i vdekur ishte 73-vjeçari Vehbi Fortuzi dhe kishte ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” nga gjakderdhja në tru. Sjellja e trupit të deputetit Olldashi, koinçidoi në kohë me ardhjen e trupit të 73-vjeçarit nga ambulanca spitalore, e shoqëruar nga mjekja Rudina Nagjini dhe familjarët e tij. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, trupi i pajetë i 73-vjeçarit është tërhequr nga nipi i tij me inicialet R.H.

Ndonëse në atë aksident u fol për dy emra të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për fatin e mirë vijojnë të jenë në jetë dhe sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme nuk kanë qenë fare në vendin e ngjarjes, nga Mjekësia Ligjore hidhet dritë mbi një tjetër konfuzion, i cili natën e aksidentit thuajse nuk është skicuar në morinë e pafundme të informacioneve që dolën nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave saktësohet se vdekja e V.Fortuzit nuk kishte ardhur nga shkaqe aksidentale, por nga një sëmundje e rëndë. Mjekët ligjorë, nëpërmjet prokurorit që ka shoqëruar për në vendin e ekspertizës trupin e të ndjerit Olldashi, përjashtojnë kështu mundësinë se në morg nga ai aksident të jenë sjellë dy viktima, shkruan “Shekulli”.

Ekspertiza mjeko ligjore

Dëmtime të mëdha e të mënjehershme në kokë i shkaktuan vdekjen Sokol Olldashit. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka këtë konkluzion kategorik në fund të përshkrimit që del nga autopsia. Dokumenti i firmosur nga tre mjekët ekspertë të këtij institucioni do të depozitohet në Prokurori nga ku pritet të dalin publikisht edhe përfundimet e para zyrtare. Sipas të dhënave, bëhet me dije se të gjithë ekspertët që janë marrë me këtë ngjarje kanë arritur në konkluzionin se ngjarja në të cilën humbi jetën Sokol Olldashi është aksident automobilistik.

Referuar të dhënave që vijnë nga grupi i hetimit bëhet me dije se brenda 24 orëve pritet publikimi i rezultateve të ekspertizave që kanë të bëjnë me shkaqet e aksidentit si dhe të shkakut kryesor që i ka sjellë vdekjen, në atë dalje nga rruga. Mjekët kanë shquar plagë të shumta në kokë dhe në qafë, të parat si pasojë e përplasjes dhe të dytat për shkak të xhamit në të cilin është përplasur, që i kanë krijuar dëmtimet rreth qafës.

Konkluzionet

FIDANISHTJA

Duke parë vendin e ngjarjes, dëmtimet e shumta në kokën e të ndjerit si dhe xhamin e sipërm të makinës të thyer, ekspertët dhe hetuesit pretendojnë se në të vërtet goditjen e parë fatale e ka marrë pikërisht kur makina ka pësuar salton e parë, pasi deri në ndalimin përfundimtar makina ka pësuar vetëm dy saltro. Ekspertët kanë fiksuar se bëhet fjalë për krisjen e xhamit me kokë, krisje që ka bërë të mundur ngjitjen e xhamit në pjesë të qafës duke e dëmtuar rëndë. Kjo goditje i ka ndodhur dy herë të ndjerit duke i sjellë edhe vdekjen. Ekspertët, ndonëse jo zyrtarisht kanë pretenduar se kjo lloj përplasjeje mund të evitohej nëse Olldashi do të kishte pasur rripin e sigurimit.

Kontrollohen kamerat, pritet të zbardhet itinerari

Prokuroria ka nisur verifikimin e pretendimit të Igli Carës dhe të mikut të Olldashit, ku ky i fundit ka thënë publikisht se në momentin e aksidentit po fliste në telefon me mua. Njëkohësisht prokurorët e çështjes kanë kërkuar të marrin edhe pamjet filmike të tunelit për të saktësuar lëvizjet e tij në kohën kur edhe pretendohet. Policia ende nuk ka pyetur as shoferin e Olldashit dhe as personin e parë që ka lajmëruar policinë dhe që është gjendur po i pari në vendin e ngjarjes.

Konfuzioni vazhdon

Pas informacioneve se në vendin e aksidentit u nxorën dy trupa dhe jo një, edhe deklaratat e policisë me personat që pretendojnë se janë gjendur të parët në vendin e ngjarjes kanë janë krejtësisht kontradiktore. Pavarësisht se ekspertët kanë shquar faktin se mjeti që drejtohej nga Olldashi ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge, duke rënë në një lartësi mbi 10 metër, prokuroria ka vijuar punën për të zbardhur mekanizmin e saktë të mbërritjes së miqve të tij dhe policisë në vendin ku gjendej i pajetë Sokol Olldashi. Përgjatë dy ditëve kanë qenë edhe banorë të zonës të cilët kanë dhënë variantin e tyre në lidhje me atë ngjarje të rëndë, ku secili pretendon se është gjendur i pari në vendin ku gjendej makina e aksidentuar e Sokol Olldashit.

Ndërkaq, prokuroria ka kërkuar nga ekspertët autoteknikë që të ekzaminohet paneli elektronik i makinës, i cili do të tregojë shpejt?7sinë apo manovrat e kryera. Automjeti ndodhet i ruajtur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës teknike. Prokuroria ka ftuar edhe ekspertë privatë që do të merren me pjesën elektronike të mjetit.

Gjithashtu, për nevoja të hetimit, prokuroria ka porositur që t’i vihen në dispozicion kamerat e tunelit të Kërrabës nga ku ka kaluar makina para aksidentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.