UBT

Mjedisi dhe ndotja

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Ismet Azizi – Ndotjet shtesë dhe shkatërrimet të shkaktuara nga luftërat dhe stuhitë të cilat lënë prapa pasoja shkatërrimtare si për botën bimore dhe shtazore. Duhet të besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa ujë të pastër, ajër të pastër dhe ushqim të shëndetshëm.

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit. Që nga krijimi i qenieve të gjalla dhe ndryshimet e tyre evolutive në planetin ton u krijua njeriu.

Njeriu si qenie më e zhvilluar jetësore vazhdimisht kërkonin ndryshime, punë më të lehtë dhe një jetë më të mirë. Kështu, me anë të arritjeve të tij gjatë gjithë jetës në fushën e modernizimit të teknikës dhe teknologjisë, pothuajse ka harruar të veproj në parandalimin ndotjes mjedisore, të cilat efekte tashmë janë duke paguar brezat e sotëm. Duke iu nënshtruar rrezikimit të shëndetit të tij nga llojet e ndryshme të ndotjes si të ujit, ajrit, ushqimit, etj.

Ndotjet shtesë dhe shkatërrimet të shkaktuara nga luftërat dhe stuhitë të cilat lënë prapa pasoja shkatërrimtare si për botën bimore dhe shtazore. Duhet të besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa ujë të pastër, ajër të pastër dhe ushqim të shëndetshëm.

Natyrisht, një mjedis të pastër do t’i kontribuojmë në mënyrë të thjeshtë gjatë daljes në shëtitje, piknikë, në qoftë se të paktën e marrim një shishe, ndonjë kuti të letrës të cilat i kishim marr me vete për të konsumuar pije apo ushqim.

Në këtë shkrim shkurtimisht do të ndalem tek ndotja e ujit.
Uji është burimi kryesor i jetës, si për botën bimore e shtazore si dhe të vet njeriut. Çdo qenie e gjallë për mbijetesën e vet përdor ujin.

Nw vazhdimësi harrojmë se ujë të pastër që na rrethon ka gjithnjë e më pak. Çdo qenie e gjallë për ekzistencën e vet përdorur ujin, kështu që ndryshimi i tij prek të gjithë shfrytëzuesit e tij. Rëndësia e ujit si burim i jetës në përgjithësi do të kuptojmë nëse e arsyetojmë rëndësinë e tij. Uji në natyrë ka dy domethënie kryesore edhe atë fiziologjike dhe ekologjike.
Rëndësia fiziologjike e ujit:

• Si një burim optimal i mbajtjes gjallë të qelizave ;
• Si një burim i mbajtjes gjallë të disa organeve jetësore.
• plotëson të gjitha nevojat e botës së gjallë u jep atyre ushqim dhe energji.

Eco Higjiena

2 Rëndësia ekologjike e ujit:

• Si një përfaqësues për transportimin e kripërave, materieve ushqyese;
• Si një hapësirë jetësore;
• Si një burim jetik i botës së gjallë.

Dihet botërisht se ndotja e ujit më së shumti bëhet nga hemikaliet e ndryshme. Sidomos materiet që nuk janë të zbërthyeshme janë shumë të problematike për ujin dhe për mjedisin në tërësi.

Ndotja e ujit më së tepërmi bëhet përmes : detergjenteve, industrisë ushqimore, bujqësisë, fekalet dhe ujërat nga kanalizimet, vajrat motorike, nafta, benzina etj.

Duhet përmendur edhe ndotja e burimeve dhe ujërave rrjedhëse-lumenjve, të cilët i janë nënshtruar ndotjes. Ndër shkaktarët e ndotjes së këtyre ujerave janë: ujërat e hedhura nga qumështoret, nga fabrikat e letrës, fabrikat e tekstilit, shkarkimet e kanalizimeve nga vendbanimet, plehrat artificial të cilat i shpërlan uji nga sipërfaqet e punuara dhe livadhet, pesticidet e shpërlarë nga pemët dhe perimet etj.

Mjedisi është pjesë e pandashme e jetës, andaj mbrojtja e tij është detyrë e të gjithëve. Vetëdijesimi dhe edukimi rreth ruajtjes së ambientit është i nevojshëm qysh nga parashkollorët, nxënësit , kur fillojnë të kuptojnë dhe kjo detyrë duhet të jetë në rritje sepse tek të rinjtë duhet të mbillet shprehia dhe pastaj ata do të identifikohen me një edukatë të tillë.

Ismet Azizi, prof. i gjeografisë