UBT

Zjarrfikësit vitias vendosen në objektin e ri

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Njësia e Zjarrfikësve në Viti, për një kohë të gjatë janë përballur me kushte tejet të vështira për punë. Objekti në të cilën kanë qëndruar për më shumë se një dekadë, nuk i ka plotësuar as për së afërmi kushtet, si për qëndrim të zjarrfikësve, gjithashtu edhe me garazhet dhe vendosjen e mjeteve të ndryshme, për shkak të hapësirës së pamjaftueshme.

Tani ky problem, është tejkaluar me që nga sot, kjo Njësi është dislokuar në objektin e ri. Në ceremoninë e përurimit të objektit të ri, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se objekti i ri i Njësisë së Zjarrfikësve, do të jetë ndihmesë e madhe për vetë zjarrfikësit, pasi që do të kenë kushte të mira, por njëkohësisht do të ofrohen edhe shërbime më të mira në terren.

“Njësia e Zjarrfikësve në Viti, gjithnjë ka treguar rezultate të mira jo vetëm brenda territorit të komunës së Vitisë, por edhe duke ofruar mbështetje komunave të tjera, posaçërisht komunës së Kllokotit. Institucionet komunale, kanë në planë që në të ardhmen ta krijojmë edhe ekipen medikale në kuadër të Njësisë në mënyrë që të jenë më të kompletuar edhe ne aspektin shëndetësor.

Haliti ka falënderuar për mbështetje dhe bashkëpunim Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, që kanë investuar në realizimin e këtij projekti, pasi që ky objekt është nisur që moti nga Ministria e Punëve të Brendshme, por që pati ngelur në gjysmë.

Mobi Casa

Gjithashtu ai ka falënderuar edhe bashkëpunimin me komunat e shteteve tjera, duke përmendur Miçiganin e SHBA-së, komunat të Zvicrës, Kroacisë etj.

Ndërkaq Kastrio Lajqi, kryeinspektor në AME, duke folur për procedurat deri në finalizimin e projektit, bëri të ditur se i gjithë projekti ka kushtuar 384.000 euro.

Ai ka falënderuar Institucionet komunale të Vitisë. Për participim në këtë projekt dhe gatishmërinë e vazhdueshme që kanë treguar që ky projekt të përfundoj sa më parë dhe zjarrfikësve tu ofrohen kushtet sa më të favorshme për punë./rajonipress/